Shkurtohet praktika profesionale e kandidateve për mësues nga 1 vit në 3 muaj
Ministrja Kushi: Unifikim me profesionet e tjera të rregulluara, pjesëmarrje më e shpejtë në portal dhe punësim.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka informuar sot një ndryshim të rëndësishëm që sjell urdhri për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e mësuesit.
Kushi në një status të publikuar në rrjete sociale bën të ditur se koha e praktikave profesionale është shkurtuar tashmë nga 1 vit, në 3 muaj. Ky është një hap që unifikon profesionin e mësuesit me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, duke mundësuar shkurtimin e kohës për pjesëmarrjen e mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” për punësim.
Statusi i plotë i Ministres Evis Kushi:
Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me Urdhër Nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore).
Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas edhe për punësim. Në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave.
Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari