e-libri shkollor Albas

Shkolla “Vinçenc Prendushi” mike e pandarë e Albas

Portali Shkollor nëpërmjet një trajnimi ofroi mbështetjen teknike dhe udhëzoi mësuesit për një përdorim efikas të librit digjital dhe materialeve multimediale që përmban teksti

Mësuesit e shkollës “Vinçenc Prendushi” konfirmojnë që tekstet e Shtëpisë Botuese Albas, tashmë edhe libri digjital, janë udhërrëfyesi më i sigurt në rrugën e dijes së nxënësve të tyre.

Gjatë prezantimit të e-librit shkollor Albas para stafit pedagogjik të shkollës “Vinçenc Prendushi” në Durrës, mësuesit theksuan rëndësinë që ka për ata dhe për nxënësit e tyre përdorimi i teksteve shkollore digjitale, për një proces mësimor modern dhe që nxit mendimin kritik të nxënësve.

Albas dëgjoi mendimet e mësuesve gjatë një trajnimi të organizuar nga Portali Shkollor në mjediset e shkollës së tyre. Portali Shkollor, nëpërmjet trajnimit, ofroi mbështetjen teknike dhe udhëzoi mësuesit për një përdorim efikas të librit digjital dhe materialeve multimediale që përmban teksti.

Në shkollën “Vinçenc Prendushi” prej shumë vitesh punohet me të gjitha tekstet e Shtëpisë Botuese Albas, për të cilat mësuesit shprehën vlerësimin e tyre.

Në shkollë aktualisht mësojnë 880 nxënës të ndarë në 27 klasa. Shkolla jo publike “Vinçenc Prendushi” është shkollë 9-vjeçare ku mësojnë nxënës të moshës nga 6 -15 vjeç. Në këtë shkollë mësimi zhvillohet me programet e shkollës publike. 

(Portali Shkollor)

4,611 Lexime
8 vjet më parë