Aktualitet

Sherr me thika në gjimnazin “Qemal Stafa” Tiranë, plagoset një 15-vjeçar

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy nxënësve në ambientet e gjminazit "Qemal Stafa" në Tiranë. Policia raporton se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në këmbë...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, teksa dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me mjete prerëse.


Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” në “Rrugën e Durrësit”, ku dy nxënës janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin. Dy të miturit janë të moshës 15-vjeçare, teksa nga sherri, njëri prej tyre ka mbetur i palgosur lehtë në këmbë. 


Dy nxënësit janë në klasa paralele dhe janë konfliktuar brenda në klasë për motive të dobëta. Në sherr e sipër njëri e ka goditur me thikë në pjesën e kofshës së këmbës së majtë. Të dy janë nxënës të shkollës “Asim Vokshi”, por mësimin e bëjnë tek “Qemal Stafa”. Autori i ngjarjes nga Domja është larguar pasi ka plagosur bashkëmoshatarin dhe po kërkohet nga policia.


Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,235 Lexime
11 muaj më parë