Përgjigje pyetjeve me interes publik

Shahini: Kujdestar në çdo kat shkolle; jo ushqim në klasë; të sëmurët kronikë mësim online

Ky vit shkollor do të karakterizohet nga një sërë kufizimesh për nxënësit, që vijnë si një masë mbrojtëse për shëndetin e tyre. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka u ka kthyer përgjigje pyetjeve të bëra nga prindërit lidhur me vitin e ri shkollor.

Ky vit shkollor do të karakterizohet nga një sërë kufizimesh për nxënësit, që vijnë si një masë mbrojtëse për shëndetin e tyre. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka u ka kthyer përgjigje pyetjeve të bëra nga prindërit lidhur me vitin e ri shkollor. 


Ajo ka bërë me dije se në çdo kat do të ketë një kujdestar në mënyrë që të shoh nëse lëvizjet janë të kontrolluara, për të ruajtur distancimin social. Ndër të tjera, Shahini ka theksuar se nuk do të lejohet ushqimi në klasë, pasi kjo do të bënte që nxënësit të hiqnin maskën, e për pasojë do të ishin më të rrezikuar përballë virusit.


“Çdo shkollë do të ketë një kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e procesit mësimor, që hyrje -daljet nëpër klasa të jenë të rregullta dhe me distancim fizik ruhet. Nëse konsumohet ushqim në klasë, nënkupton që maska duhet hequr dhe nxënësit do ekspozon dhe mund të prekin gojën me duar që mund të mos jenë plotësisht të dezinfektuara", tha Shahini.


Nxënësit me sëmundje kronike, do të duhet që të ndjekin mësimin online që do të transmetohet të TVSH-ja, ka sqaruar Shahini.

 “Kemi nxënës që kanë sëmundje kronike. Atyre mund tu duhet që të qëndrojnë në shtëpi për shkak se rrezikohet siguria e shëndetit të tyre. Në këtë rast këta fëmijë do të punojnë kryesisht përmes mësimit online dhe do ndjekin leksionet në RTSH, gjithmonë duke mbajtur kontakt me mësuesit e tyre që mund të vlerësohen  dhe të ndjekin mësimet bashkë me moshatarët e vet”, tha ministrja Shahini.


Ndërkohë për pyetjen se “kush i përcakton lëndët kryesore”, ministrja tha se "përcaktimi i lëndëve kryesore ndodh në kurrikul. Lëndët që kanë më shumë orë mësimi në javë janë ato që ne i quajmë lëndë kryesore, si gjuha shqipe, matematika, lëndët e shkencave. Ato lëndë që kanë nevojë për më shumë përqendrim nga nxënësi".


E pyetur nëse dezinfektimi do të bëhet midis turneve  apo çdo ditë, dhe nëse do të jetë dezinfektim profesional apo të thjeshtë, Shahini tha se “dezinfektimi ditor është ai që bëjmë edhe në shtëpi, duke pastruar të gjitha sipërfaqet, korridoret, tualetet, pra është dezinfektimi që ndodh rregullisht në shkollë. Por me shumë kujdes dhe me preparate që janë të përshtatshme për të luftuar virusin”.


Kaltra Tafani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

13,474 Lexime
4 vjet më parë