
Seria Klasikët për të vegjël vjen me 3 tituj të rinj
Një kolanë e veprave klasike kushtuar posaçërisht të vegjëlve. Histori që mund dhe duhet të tregohen dhe si përralla, që mund të lexohen e rilexohen shumë herë. Klasikët më të famshëm vijnë të përshtatur për fëmijë dhe të pajisur me ilustrime tërheqëse.
Romeo dhe Zhulieta
Romeo dhe Zhulieta, historia e një dashurie të madhe që përfundon në një tragjedi për shkak të një letre të padorëzuar. Një ritregim fantastik i historisë më të famshme të dashurisë.

Drakula
Xhonatan Harker as nuk ia ka idenë se çfarë tmerresh e presin në kështjellën e kontit Drakula. Një qenie e ligë është e uritur për gjak të ri. A mundet Xhonatani dhe miqtë e tij ta mposhtin atë? Secila skenë e rrëfimit bëhet më e qartë nëpërmjet ilustrimeve shoqëruese.

Don Kishoti
Don Kishoti mendon se është një kalorës si në kohët e vjetra. Po sigurisht që ditët e sotme nuk ka dragonj me të cilët mund të luftosh, po kjo gjë nuk e pengon atë që së bashku me ndihmësin e tij të kalojnë nga një aventurë e çmendur në tjetrën.
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
2 Prilli, Dita Botërore e Librit për Fëmijë – Albas dhe magjia e leximit për të vegjlit
Në stendën e ALBAS flasim hapur për autizmin