Libër i ri

"Sekretet e mendjes" nga Avadhutika Anandamitra

E gjeni në Panairin e Librit, në stendën e Shtëpisë Botuese Albas, në datat 9-13 nëntor.

Fillo që sot!

Në këtë botë gjithmonë e më të komplikuar, joga siguron

ekuilibrin e duhur midis aspekteve të brendshme dhe të

jashtme të jetës sonë.


Joga është metoda me anën e së cilës mendja e shpërndarë qetësohet dhe energjitë drejtohen në kanale konstruktive. Por joga nuk është vetëm për të zhvilluar shëndet, bukuri, jetëgjatësi apo rini të përjetshme. Asanas janë krijuar për të shndërruar trupin në një mjet të përshtatshëm për udhëtimin drejt niveleve më të larta të vetëdijes dhe për zgjerimin e mendjes.


Praktikimi i jogës ka dy aspekte: fizik dhe mendor.


1- Ushtrimet joga (asanas) e çojnë trupin drejt një ekuilibri natyral.

2- Meditimi


Disa nga të mirat e dukshme të meditimit janë: gjumi i qetë, çlirim nga tensionet mendore e stresi, rritje të vetëbesimit, kontroll mbi emocionet dhe vetëdije në shkalle të lartë.

Përmes një teknike praktike meditimi, ju do të jeni në gjendje të kapërceni çdo vështirësi personale që mund të hasni në jetë.

Ju do të jeni i frymëzuar, i qetë dhe i qartë në mendime.


Përktheu: Genci Muçollari


Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

1,834 Lexime
7 vjet më parë