Rrugëtimi nisi si mësuese fshati në Pukë...
Mirela Sula psikologia që jeton në Londër nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. E njohur si “Migrant Woman”, (gruaja emigrante) Mirela bëri bujë rreth 2 vjet më parë teksa tregoi historinë rrënqethesë të saj.
Mirela Sula psikologia që jeton në Londër nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. E njohur si “Migrant Woman”, (gruaja emigrante) Mirela bëri bujë rreth 2 vjet më parë teksa tregoi historinë rrënqethesë të saj.
Jeta Mirelës nisi si një mësuese në periferi të Pukës dhe po në këtë periudhë jeta e përballi me sfidën më të vështirë. Mirela humbi vajzën e saj, vetëm 7 muajshe pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Në përpëlitjet e dhimbjes për ta mbajtur gjallë mbaj mend veten duke ecur në rrugët e Tiranës për herë të parë. Teksa i laja me lot ato rrugë duke u munduar të përballoja klithmat e sime bije në spital e pyesja veten: çfarë do ndodhë me jetën time, jam vetëm 22 vjeçe dhe më duket vetja si e humbur në këtë botë që duket krejt e huaj për mua. Për herë të parë eksplorova Tiranën dhe shihja që shoqet e mia shkonin në shkollë apo ndiqnin ëndrrat e tyre, ndërsa unë dergjesha në spital e zhytur në depresion me time bijë vetëm 7 muajshe. E kush mund t’i kuptonte ankthet e një gruaje të re fshati si unë. Fundja kush isha unë? Askushi, një nuse fshati që duhej të fshija çdo ditë oborrin, të piqja bukën në furrë, të prisja berret kur vinin nga mali, të milja lopën, të laja rrobat me dorë dhe për këtë duhej të ndizja një zjarr të madh përjashta me një kazan të madh me ujë të ngrohtë teksa ngrija së ftohti në borë. Ja kështu ka nisur udhëtimi im. Kur humba edhe time bijë e cila nuk ia doli dot të jetonte thashë se udhëtimi mbaroi, kaq ishte”, rrëfente asokohe Mirela.
Pas kësaj Mirela u vendos në Londër dhe tashmë është një ndër shqiptaret me poste më të larta jashtë kufijve të vendit. Ajo është drejtuese e ‘Global Woman’ në Londër, shoqatë që funksionon për mbrojtjen e të drejtave të grave në botë.
(Portali Shkollor)
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit
Urim për nxënësit e mi!