Rregullat e reja për vitin e ri shkollor, masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi nga 14 shtatori në shkolla dhe masat që do marrë për mos përhapjen e COVID-19, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare.
Tashmë nga Ministria e Arsimit është njoftuar se për vitin e ri shkollor 2020-2021, shkollat do të hapen më 14 shtator. Ndërsa pak më herët nga kjo datë, 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënësit e klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi në shkolla dhe masat që do marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e COVID-19 në institucionet e arsimit.
Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit, të përcaktuara këto që në muajin maj.
Udhëzuesi i plotë
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari