Robotët e Lipjanit ekspozohen në SHBA e Keni
Pesëdhjetë nxënësit më të mirët në teknologji janë pjesë e projekteve të suksesshme të mësimdhënësit Hajriz Rashiti në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan. USAID, i ka dhuruar shkollës pajisje në vlerë prej shtatë mijë dollarësh.
Qindra nxënës ëndërrojnë të jenë pjesë e Grupit të teknologëve. Por vetëm pesëdhjetë më të mirët në teknologji janë pjesë e projekteve ambicioze e të suksesshme të mësimdhënësit Hajriz Rashiti në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan.
Shkolla po korrë rezultatin e angazhimit në projekte konkrete të nisura para dymbëdhjetë vjetësh. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, i ka dhuruar shkollës pajisje në vlerë prej shtatë mijë dollarësh.
Ky është vetëm njëri prej projekteve që ka kaluar kufijtë e Kosovës. Pjesëmarrja në gara ndërkombëtare, si në Olimpiadën e Gjenive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Keni u ka dhënë shtytje ëndrrave të nxënësve dhe mësimdhënësit.
Filloristët thonë se kanë avancuar e krahasuar shkathtësitë e tyre në fushën e teknologjisë.
Në shtetin afrikan mësuan për kulturat e popujve nga katër anët e botës. Bashkë me katër nxënëse të shkollës private, “Hasan Nah”, Ardonisi e Arti prezantuan këngë dhe valle tradicionale shqiptare.
Drejtori krenohet me arritjet e nxënësve. Ai falënderon Komunën e Lipjanit dhe Ministrinë e Arsimit për mbështetjen financiare nxënësve në garat ndërkombëtare. Me medalje të arta e të argjendta janë kthyer nga gara në Shqipëri. Ylldrit Gashi e Erik Salihu përshkruajnë mënyrën e vlerësimit të jurisë dhe pritjen e tyre në ethe para të lexoheshin emrat e fituesve.
Drejtori Jakup Bahtiri thotë se sukseset e grupit të teknologëve kanë mobilizuar prindërit që të punojnë edhe më shumë me fëmijët që të jenë përfaqësues të shkollës në gara ndërkombëtare.
Mësimdhënësi i teknologjisë dhe teknologët e rinj kanë përvjelë mëngët për projektin e radhës me të cilin pritet të maten me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota. Gara mbahet përsëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për më tepër ju mund të ndiqni videon e mëposhtëme:
(Marrrë nga KOHAnet, Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Për ty nëna ime, sepse nënat janë frymëzim i jetës