Rikonstruktohet palestra në shkollën "Naim Frashëri"
Bordi i prindërve në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës bënë të mundur mbledhjen e fondeve për të krijuar ambiente të përshtatshme për nxënësit
Shkolla “Naim Frashëri” në Tiranë është një nga ato raste tipike që nuk ka pritur radhën e investimeve nga pushteti vendor apo biznesi. Nevojave emergjente për laboratorë dhe ambiente sportive i janë përgjigjur prindërit me fonde modeste. 100 mijë lekë të rinj nga të ardhurat e nxënësve ka financuar Drejtoria e Shkollës për krijimin e ambienteve për mësim.
Nxënësit tregojnë se në rastin më të mirë, edukimin fizik e zhvillonin në oborr, ndërsa kur binte shi qëndronin në klasë. Sot me iniciativën e Drejtorisë se Shkollës dhe mbështetjen e prindërve, ata kanë vënë në funksion të plotë palestrën e shkollës.
Laboratori i kimisë është një tjetër ambient i rikonstruktuar me kontributin e prindërve. Por kjo nuk mjafton. Drejtoresha e Shkollës i bën apel institucioneve përgjegjëse për më shumë vëmendje.
Edhe pse me ligj arsimi publik është falas, prindërit asnjëherë nuk kanë hezituar të financojnë me shuma modeste për fëmijët e tyre. Quhet pagesë vullnetare dhe mblidhet për çdo nxënës 1 mijë lekë të reja në fillim të shkollës.
Tirana mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Hartimi i planit vjetor të shkollës për nxënësit me AK