QTPA vjen me 8-9 qershor në Prizren, do të mbajë trajnim për mësimdhënësit
Qendra e Trajnimeve Albas Kosovë, do të zhvillojë në datën 8-9 qershor trajnimin për programin "Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të Arsimit Fillor”. Më poshtë gjeni detajet dhe linkun e regjistrimit.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 08.06.2024 dhe 09.06.2024 trajnimin për programin:
“Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të AF-së, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin”
Ky program përmban katër module:
1. Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në fushat “Gjuhë dhe komunikim”, “Matematikë” , “Shkencat e natyrës” , “Shoqëria dhe mjedisi”, “Teknologjia dhe informacioni”;
2. Puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në Arsimin Fillor;
3. Metodologji e mësimdhënies në arsimin fillor;
4. Ndërtimi i aftësive të të lexuarit.
Përfituesit nga trajnimi janë:
- Mësuesit e arsimit parauniversitar dhe
- Drejtorët e shkollave.
Ky program është i akredituar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (MASHT). Ai ka 24 orë trajnimi (leksione teorike 14 orë; ushtrime praktike 5 orë; punë në grup dhe detyra 5 orë) për mësuesit e sistemit parauniversitar.
Për regjistrim klikoni në linkun e mëposhtëm:
Për pyetje shtesë, mund të kontaktoni në numrin e Qendrës së Trajnimeve Albas – Kosovë +38344108887 ose në adresën e e-mailit: [email protected]
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA zhvillon trajnime për provimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”
Qendra e Trajnimeve Albas/ Kalendari i trajnimeve me kredite për periudhën Dhjetor 2022-Janar 2023
Përfundon trajnimi me kredit “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” në Kukës dhe Berat