QTPA, trajnim me kredite për modulin “Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në disa fusha”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë më 23 shtator trajnimin online me kredite për modulin Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në fushat “Gjuhë dhe komunikim”, “Matematikë”,“Shkencat e natyrës”,“Shoqëria dhe mjedisi”,“Teknologjia dhe informacioni”. Detajet më poshtë.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datë 23.09.2023 online, në platformën Zoom, trajnimin me kredite për modulin:
Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në fushat “Gjuhë dhe komunikim”, “Matematikë”,“Shkencat e natyrës”,“Shoqëria dhe mjedisi”,“Teknologjia dhe informacioni”.
Moduli synon të ndihmojë mësuesit të krijojnë koncepte të qarta të kompetencave kyçe dhe atyre lendëror dhe të realizojnë një lidhje të natyrshme të tyre me rezultatet dhe situatat e të nxënit.
Moduli trajton: aspekte të organizimit dhe zhvillimit të procesit mësimor në arsimin fillor duke u fokusuar në mënyrë praktike tek rezultatet dhe situata e të nxënit dhe lidhja e saj me kompetencat kyçe në fushat: “Gjuhë dhe komunikim”, “Matematikë”,“Shkencat e natyrës”,“Shoqëria dhe mjedisi”,“Teknologjia dhe informacioni”.
Rezultatet e të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:
Gjatë zhvillimit të këtij moduli, mësuesit trajnohen:
- të ketë një vizion më të qartë mbi cilat njohuri bazë, koncepte lëndore dhe ndërlëndore duhet të ndërlidhen kompetencat kyçe me rezultatet e të nxënit ku duhet të përqëndrohet në mënyrë që nxënësit vazhdimisht:
- të ketë një këndëvështrim të ri bazuar në ndërlidhjen e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit, për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie në të gjitha fushat e ndjekura në AF;
- të përdorin efektivisht njohuritë ekzistuese;
- të ndërtojnë njohuritë e reja;
- të aftësohen për t’i zbatuar në situata praktike;
- të mbështesin integrimin e njohurive dhe aftësive me praktikat e nevojshme për hulumtim e kërkim në fusha të ndryshme;
- të rrisin aftësitë për një të menduar kritik dhe krijues.
Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Pagesa per trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim kliko në linkun e mëposhtëm:
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected]
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve
Albas
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA zhvillon trajnime për provimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”
Përfundon trajnimi me kredit “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” në Kukës dhe Berat
Kalendari i Trajnimeve ALBAS për muajin Janar - Shkurt 2024