TRAJNIM ME KREDITE

QTA: Trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit, 1 mars, fusha “Histori-Gjeografi”

Qendra e Trajnimeve Albas organizon më 1 mars trajnim për mësuesit në mbështetje të provimit të kualifikimit. Moduli: “Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë". Më poshtë gjeni detajet e tjera.

                                                

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 1 Mars 2025 trajnimin për modulin: Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë.

                                                                 

Moduli trajton:

Seanca 1: Përzgjedhja dhe përdorimi i platformave më efektive për të mësuarit në distancë.

Seanca 2: Përdorimi i këtyre platformave. 

Seanca 3: Përgatitja e mësuesit për mësimdhënien në distancë.

Seanca 4: Teknikat për të nxitur mendimin kritik dhe krijues në mësimin në distancë.

Seanca 5: Zhvillimi i orëve model në mësimin në distancë.

Seanca 6: Vlerësimi i nxënësit në mësimin në distancë.


Përfituesit e këtij trajnimi janë:

  1. Specialistë të ZVAP
  2. Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
  3. Mësues të AML


Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në përfundim të trajnimit:

  • zotëron njohuri mbi mësimin në distancë lloje të pltformave që përdorimin; 
  • kupton rolin, që luan secila platformë në zhvillimin e mësimit në distancë;
  • kupton rëndësinë e metodologjive dhe teknikave që përdoren për relizimin e mësimit;
  • zhvillon strategji për të nxitur mendimin kritik dhe krijues tek nxënësi;
  • zhvillon aftësi për të menaxhuar dhe vlerësuar nxënësin në mësimin në distancë.

 

Ky trajnim ka 1 kredit i cili konvertohet sipas Udhëzim Nr. 17, Datë 22.07.2024, “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë”, është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim kliko në linkun e mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/19182


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

253 Lexime
17 orë më parë