Provimi kombëtar, klasat e pesta u testuan për dijet e marra në tri lëndët kyç të formimit
Mbi 31 mijë nxënës të klasave të pesta i janë nënshtruar sot provimit kombëtar për dijet e marra në tri lëndët kyç të formimit: gjuhë shqip, matematikë dhe dituri natyre. Rezultatet deri më tani nuk janë bërë asnjëherë publike, pasi ato shërbejnë më tepër për MAS, në hartimin e politikave arsimore.
Të gjithë nxënësit e klasave të pesta i janë nënshtruar sot provimit kombëtar, provim i cili është një test nga Ministria e Arsimit për të zbuluar ecurinë dhe stadin e të nxënit në shkallë vendi. Dijet e marra në 5 vitet e para në tri lëndët kyç të formimit gjuhë shqip, matematikë dhe dituri natyre, 10 dhe 11-vjeçarët i kanë shpalosur në testin e integruar që nisi sot në orën 10 dhe që përfundoi në orën 11 e gjysmë.
Pjesëmarrësit në provim në rang vendi, ishin rreth 31500 nxënës të klasave të pesta të organizuar në 542 qendra provimi.
Sipas udhëzimit nxënësit janë paraqitur pak më herët në qendrën e caktuar për zhvillimin e testit. Për rezultatet gjithëpërfshirëse u hartuan teste të veçanta për kategori të caktuara. Gjithë procesi nga hartimi i tezave deri në vlerësimin e tyre është ngarkuar për ta ndjekur Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, e cila duhet të raportojë në Ministrinë e Arsimit për çdo parregullsi.
Rezultatet e testeve merren pas korrigjimit nga vlerësuesit.
Vlersimi i testeve të nxënësve bëhet me pikë dhe jo me notë.
Vlen të theksohet se këto rezultate deri më tani nuk janë bërë asnjëherë publike, pasi ato shërbejnë më tepër për Ministrinë e Arsimit në hartimin e politikave arsimore. Duke parë boshllëqet që shfaqin nxënësit në disa tematika të caktuara do të mundësojnë ndryshime në kurrikula aty ku është e nevojshme.
Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve