Provimi i shtetit në profilet e mësuesisë, dokumentet dhe rregullat
Në këtë artikull do të gjeni të përmbledhur rregullat e caktuara për provimin e shtetit në mësuesi, në rast se jeni të interesuar ta jepni atë. Kandidatët për mësues do të gjejnë gjithashtu edhe listën e dokumenteve që u nevojiten për të marrë pjesë në këtë provim.
Për kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profilet e mësuesisë
Provimi i shtetit për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë:Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
Kalendari i provimit të licencës është ky:
Listat emërore me oraret përkatëse për çdo kandidat, do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.
Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, provimet do të zhvillohen duke zbatuar me përpikëri rregullat e mëposhtme:
Qendra e Shërbimeve Arsimore është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë maksimale dhe kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, duke ofruar:
- pastrim dhe dezinfektim të ambienteve të provimit me solucione dezinfektuese të miratuara, përpara dhe pas çdo seance provimi;
- pastrim dhe dezinfektim të pajisjeve fizike të ambienteve të provimit, si: kompjuterët, pajisjet elektronike, karriget, tavolinat, etj;
- vendosje të solucioneve dezinfektuese në hyrje të çdo ambienti provimi;
- respektim të distancës 1,5 – 2 metër ndërmjet kandidatëve gjatë gjithë proceseve të zhvillimit të provimit;
- mundësinë e kryerjes së provimit në kabina të veçanta për secilin kandidat, duke respektuar distancën fizike nga njëri – tjetri;
- pajisjen me mjetet e duhura mbrojtëse si maska dhe doreza plastike, të stafit të institucionit dhe personave të jashtëm, të përfshirë në proceset e zhvillimit të provimit.
Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:
1. të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;
2. të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë;
3. të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;
4. të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit;
5. të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit.
6. Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me:
- Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
- Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
- Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA, bazuar në herën e pjesëmarrjes);
- Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara; Njehsim të diplomave, në rast përfundimi të programeve të studimit, në universitete të huaja)
Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
- ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim. (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);
- emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
- viti i përfundimit
- numri i matrikullimit
- data e diplomimit
Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.
7. Kandidati duhet të mbajë parasysh sa më poshtë:
- Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi ky vlerësohet si kriter skualifikimi;
- Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit;
- Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit.
Për të gjithë kandidatët e regjistruar, lutemi të verifikoni paraprakisht emrin, mbiemrin, profilin, si dhe orarin e provimit në faqen zyrtare të QSHA, në adresën www.qsha.gov.al, “Provimet e Shtetit”, rubrika “Njoftime”, “Lista e kandidatëve për provimin e shtetit”. Në rast pasaktësish t’i drejtohen ZVA ose DRAP përkatës. Përtej afatit të përcaktuar nga MASR nuk do të ketë pranime për pjesëmarrje në provimin e shtetit. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se oraret do të jenë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA.
Faturat për arkëtim për Provimet e Shtetit, kliko këtu
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari