SEZONI XVII

Provimi i licencës, lista e kandidatëve Gjeografi

Kjo është lista e kandidatëve për mësues që do të japin provimin e shtetit në mësuesi në profilin Gjeografi. Përbri secilit emër do gjeni datën dhe orën e zhvillimit të provimit.

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).


Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

  1. të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;
  2. të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë.;
  3. të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;
  4. të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit;
  5. të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit.

Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me:

  1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
  2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
  3. Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA, http://qsha.gov.al/DPSH/fatura.html, bazuar në herën e pjesëmarrjes);
  4. Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara; vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rastet kur studimet janë përfunduar jashtë shtetit; dokumentacionin e lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, në rastet kur studimet janë përfunduar në një institucion të arsimit të lartë të mbyllur. Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
  • ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim. (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);
  • emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
  • viti i përfundimit
  • numri i matrikullimit
  • data e diplomimit
  • numri i krediteve të programit të ciklit të dytë të studimit

Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.

Kandidati duhet të mbajë parasysh rregullat e mëposhtme:

  • Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
  • Ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
  • Ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit;
  • Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit.

Për të gjithë kandidatët e regjistruar, lutemi të verifikoni paraprakisht emrin, mbiemrin, profilin, si dhe orarin e provimit në kalendarin e mëposhtëm. 

Në rast pasaktësish t’i drejtohen ZVAP ose DRAP përkatës.


PROVIMI I LICENCËS, LISTA E KANDIDATËVE GJEOGRAFI

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,989 Lexime
2 vjet më parë