INTERVISTA

Provimet e Maturës, Zv.ministrja e MASR, Nina Guga, flet për risitë

Provimet e Maturës Shtetërore tashmë do të korrigjohen në mënyrë elektronike ndërsa nxënësit do të quhen kalues vetëm nëse kalojnë 25% të tezës, në dallim nga vitet e kaluara ku pragu i kalueshmërisë ka qenë më i ulët.

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare risitë e provimeve të maturës 2020


Sipas saj, edhe pse testi do të përmbajë 60 pikë dhe periudha kohore është po e njëjta me vitin e kaluar, pra 2 orë e gjysmë. Pyetjet me alternativa do të korrigjohen online. Çdo mësues do ta ketë përpara tezën e provimit dhe do ta korrigjojë nëpërmjet ekranit testin për pyetjet e hapura.

“Matura Shtetërore 2020 edhe sivjet do të vijojë me 4 provime nga të cilat 3 janë provime të lëndëve të detyruara dhe 1 provim i lëndëve me zgjedhje. Ndryshimi nga matura 2019 në 2020 ka të bëjë me disa momente të rëndësishme. Pavarësisht se testi është 60 pikësh dhe afati kohor është 2 orë e gjysmë. Sivjet risi është vlerësimi elektronik i provimeve të maturës. Nëse vjet ishte mënyra elektronike vetëm për pyetjet me alternative, sivjet është futur edhe mënyra e vlerësimit elektronik edhe për pyetjet e hapura. Çdo mësues do ta ketë përpara tezën e provimit të skanuar dhe do ta korrigjojë pyetjet e hapura nëpërmjet ekranit testin. Sigurimi i një korrigjimi të tillë në mënyrë të tillë ka shumë avantazhe. Së pari ngre cilësinë e korrigjimit, minimizon gabimet njerëzore dhe jep shpejtësi në korrigjim në mënyrë që nxënësi ta ketë më shpejt rezultatin”, -tha Guga.


Risia e kësaj mature është rritja e pragut të kalueshmërisë.


“Diçka tjetër prapë risi është pragu i kalueshmërisë. Testi është 60 pikësh. Që një nxënës të quhet kalues duhet të kalojë 25 përqind të testit. Ne do të përcaktojmë më mirë të gjitha kompetencat minimale kur një maturant do të quhet kalues. Diçka tjetër prapë risi është pragu i kalueshmërisë. Testi është 60 pikësh. Që një nxënës të quhet kalues duhet të kalojë 25 përqind të testit”,tha Guga.


Këtë vit diploma do të merret me herët se çdo vit tjetër. Sipas zv.ministres, në 1 korrik maturantët do të pajisen me diplomën e pjekurisë.


"Këtë vit po ashtu, do të rritet numri i administratorëve në provime. “Sivjet do të futen ne administrimin e provimit edhe mësuesit praktikantë me kontratë 1-vjeçare. Rregullorja sivjet parashtron disa masa disiplinore pak më të forta për maturantët. Nëse kapet me celular, ai digjet jo vetëm në atë provim por në të katra provimet dhe mund t’i japë provimet vitin tjetër”, -tha për ATSH-në, Nina Guga.


Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga i uroi suksese të gjithë maturantëve! 

Datat e Provimeve të Maturës Shtetërore 2020:

Gjuhë e Huaj – 8 Qershor 2020

Gjuhë Shqipe – 11 Qershor 2020

Matematikë – 15 Qershor 2020

Provimi me zgjedhje – 18 Qershor 2020



(Burimi ATSH, Portali Shkollor)

2,980 Lexime
4 vjet më parë