Promovohet në stendën e ALBAS “Daullja prej llamarine” e Gunter Grass, i sjellë në shqip nga Anna Kove
Botimi në shqip i “Daulles prej llamarine” të nobelistit gjerman Gunter Grass mund të cilësohet si një prej ngjarjeve të Panairit të Librit. Në promovimin e kësaj vepre të sjellë në shqip nga Ana Kove dhe botuar nga ALBAS, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të rrejtit të përkthyesve ndërkombëtar TRADUKI.
Është promovuar libri “Daullja prej llamarine” në stendën e ALBAS, me përkthimin virtuoz të Ana Kove! Me praninë e komisionit Traduki, perfaqësues të Ministrisë së Jashtme Gjermane, Pro Helvetias, Panairit te Leipzigut etj., të cilët vlerësuan përkthimin e një vepre të tillë, si nga më të rëndësishmet jo vetëm të letërsisë gjermane, por edhe asaj botërore!
Botimi në gjuhën shqipe i “Daulles prej llamarine” të nobelistit gjerman Gunter Grass mund të cilësohet si një prej ngjarjeve të Panairit të Librit në Tiranë.
Në qendër të veprës është Oskar Macerati, i cili në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më. Duke mbetur në trupin një fëmije, personazhi grotesk mban gjithnjë një daulle llamarine dhe e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.
“Autori futet në mizerjen e jetës ku ajri është më i ndotur, ai i shkon jetës në thelb nëpërmjet një personazhi atipik që në fund të fundit është mishërim i pjesës që ajo shoqëri krijoi mes dy luftrave botërore. Të përshkruash ngjarje të mëdha të jetës së atij vendi me psikologjinë e një fëmijë që s’do të rrit. Kjo është e veçanta e kësaj vepre”, Anna Kove, përkthyese e tij.
I mbyllur në një klinikë të shëndetit mendor ai e rrëfen ngjarjen kur është 28 vjeç, dhe ndërsa merret me historinë e familjes së tij shpërfaq edhe atë të Gjermanisë, duke trajtuar edhe temën e madhe të “fajit gjerman”. Përkthyesja ndalet te alegoritë.
“Ky është simboli më i bukur që nuk ka krijuar ndonjëherë letërsia botërore, një daulle prej llamarine fëmijë rrëfen ngjarjet më të mëdha. Edhe gjëra që në retrospektive fëmija nuk i mban mend, ja tregon zhurma e daulles, egoja që çdo individ ka brenda vetes dhe do të nxjerrë. Dhe Grass përmes personazhit ka zgjedhur këtë daulle llamarine”, thotë Ana Kove.
Mjeshtri gjerman i prozës përmes “Daulles prej llamarine”, botuar nga ‘Albas’, bart fuqinë e provokimit e blasfemisë që janë relative, por të përshkuara me një stil të shkëlqyer, me kritikë sa të kthjellët po aq mizore, dhe një imagjinatë të pakontrollueshme mbetet i pakrahasueshëm.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
"Gjyshi im ishte një pemë qershie"
Planet mësimore për të tria grupet e parashkollorit, bazuar në metodat e Albas-it