Njoftim

Praktika mësimore në Bashkinë Tiranë

Studentët që zgjedhin Bashkinë Tiranë për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës.

Bashkia Tiranë është një institucion publik vendor me një qasje bashkëkohore në zbatimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore. Bashkia ofron një mundësi të shkëlqyer praktike mësimore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që ndjekin studimet e larta universitare. 


Studentët që zgjedhin Bashkinë Tiranë për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës. Gjatë praktikës mësimore studentët kanë mundësi të konsolidojnë njohuritë teorike duke ndërmarrë detyra konkrete nën mbikqyrjen e stafit të Bashkisë.


Kryerja e praktikës mësimore ndihmon studentët të krijojnë një kulturë të përgjithshme lidhur me organizimin dhe funksionimin e institucionit më të madh publik vendor në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm rreth kritereve dhe modaliteteve të kryerjes së praktikës mësimore në Bashkinë Tiranë, klikoni këtu:


Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore dëshiron t’ju informojë se:

Afatat e aplikimit për kryerjen e praktikës mësimore janë:


03-31 Janar për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të parë të vitit (periudha shkurt-qershor)

01-30 Prill për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (periudha korrik – dhjetor)


(Portali Shkollor)

3,614 Lexime
6 vjet më parë