Postimi i pedagogut për festën e “7 marsit”
Pedagogu nga shkolla fillore e mesme e ulët “Fehmi Rama”, Likoc i Skenderajt, ka zgjedhur që sot me rastin e festës së 7 Marsit, ta publikoj tregimin e tij të fundit “DY BUQETA”.
Pedagogu nga shkolla fillore e mesme e ulët “Fehmi Rama”, Likoc i Skenderajt, ka zgjedhur që sot me rastine festës së 7 Marsit, ta publikoj tregimin e tij të fundit “DY BUQETA”. Ai në tregimin e tij, në mënyrë të shkëlqyer shprehë anën imagjinative e artistike, pra thuajse e forcon thënien e Ainshtajnit se; Imagjinata është më e rëndësishmë se dituria. Në tërësi përmes anës imagjinare, gjatë thurjes së tregimit i jep rëndësi anës edukative, kjo për arsye se ai si përsonazhë kryesorë ka vëndosur mësuesen dhe një nxënësë të saj.
Ai përmes anës së tij profesionale e pedagogjikë, në mënyrë indirekte jep shëmbuj konkret për, qasjen me nxënës-fëmijë, me probleme emocionale, qasje kjo e cila është e trajtuar në mënyrë mjaft profesionale, përmes shëmbujve nga tregimi në vijim:
DY BUQETA
Çfarë t’i them babait? Si t’ia bëj? Sot, më duhet t’i kërkoj më shumë të holla se herave të tjera. E unë nuk e kam gënjyer asnjëherë babain! Fliste vetë me vete derisa ndihej nën ethe. Ishin ato lëvizjet, e shpeshta në katin e dytë të shtëpisë, të cilat i shkaktonte vajza e vogël e po e bënin kurreshtar babain në atë mëngjes më të hershëm se herave të tjera!
Tringa, pse je zgjuar kaq herët? Foli babai me një ton pak sa më të lartë në mënyrë që ta dëgjonte Tringa atje lartë! Duke zbritur poshtë shkallëve, Ajo tha; asgjë, asgjë babi! Të them të drejten kam një dilemë me një detyrë dhe më duhet të shkoj tek Besa, shoqja ime.
Ajo përqafoi babain si çdo mëngjes të zakonshëm, duke e përshëndetur e përqafuar me një mirëmengjesi të ngrohtë, siç dinjnë fëmijtët t’ua dhurojnë prindërve të tyre. Pastaj, shpejtoi me hapat e saj të vegjël të dalë jashta. Babai e shikoi, tundi kokën dhe nuk i tha gjë. Ajo pasi mbylli derën e shtëpisë dhe nuk ndëgjoi se babai po i kërkonte me shumë sqarime, disi u shlirua, e më vete tha; ia dola!
Tringa, filloi të vrapojë me një vrap shumë të shpejt, sepse ajo mendjen e mbante të kthehej mënjëherë në shtëpi, ënde pa u nisur babai për në punë. Sekondat që duhet të priste në semaforat e rrugës në qytet, sikur ju bënin orë. Vazhdimisht rrinte duke i lëvizur këmbet dhe sytë i mbante tek drita e gjelbërt e semaforit!
Sa hap e mbyll sytë ajo u gjend para dyqanit të luleve, dyqanit, "Njomëza’’. Dyqani mbante këtë emër, sepse mbante lule të njoma gjithnjë. Kur u afrua tek dera pa dyqanxhiun përbrenda dhe kuptoi se dyqani ishte hapur tashmë. Ajo tha më vete; sa më fat që jam, sepse besoj që do të kthehem me kohë në shtëpi.
Mirëmëngjesi xhaxhi Luan, mirëmëngjesi vogëlushe Tringa, ja ktheu shitësi. Po çfarë e mire të solli kaq herët. Epo, të them të drejten, sot kam dëshirë t’i blej dy buqeta me lule, dhe mendova që fillimisht të vijë e të pyes sa kushtojnë e pastaj të kthehem në shtëpi dhe t’ia kërkoj babait të hollat. Derisa Tringa po shikonte buqetat me lule, i tha xhaxhit Luan, unë nuk e dija se ju po e hapnit dyqanin para orës 08:00, dhe mendova se mund të kthehem pa i ditur çmimet e buqetave, ndaj dhe kam ardhur me vrap. Po vogëlushe, të pashë që erdhe me nxitim, por unë zakonisht vij para orës 08:00, në mëngjes, sepse duhet t’i ujis lulet, para se të ndrisin rrezet e forta të diellit, në mënyrë që të rrinë sa më të freskëta dhe mos t’iu vyshkën gjethet. Ah, kjo qenka fshehtësia e luleve të freskëta që mbanë gjithëherë në dyqanin tuaj, tha Tringa.
Vogëlushe, unë e di që ju bleni shpesh lule në dyqanin tim, madje më kujtoheni që vjen shpesh, edhe me babain tënd, kjo sepse, kur ju me thirrët në emër mu kujtua edhe emri yt se ke një emër të bukur. Faleminderit xhaxhi! Po desha të të pyes se në cilën klasë je? Në klasën e pestë xhaxhi. Dyqangjiu mendoi e tha; Tringa, po a nuk ke vetëm një mësuese, pse mendon t’i blesh dy buqeta pasi sot është 7 Marsi, ti pa dyshim e blenë njërën për mësuesen, por tjetrën kuj do t’ia dhurosh? Tringa, pasi kishte kuptuar çmimin e buqetave, të cilat i pëlqenin asaj dhe që mendonte t’i blente, ia ktheu shpinën xhaxhait, e dukej sikur po i vëzhgonte lulet e tjera në dyqan! Tringa, më ndëgjove çfarë të pyeta i tha xhaxhi Luan. Asaj, i rrodhën lotët dhe doli nga dyqani prapë me vrap për në shtëpi derisa lotët nuk mund t’i ndalte dot. Dyqangjiu u ndje keq nga lotët e saj, dhe ju duk sikur diçka po e rëndonte në shpirt.
Kur ajo ju afrua shtëpisë, po shikonte se a ishte ende makina e babait në oborr. Pasi pa që makina qëdronte ende në oborr, disi e ndali vrapin dhe i fshiu lotët, me cepin e bluzës që mbante veshur. Ajo u mundua që babai mos ta vërente, se asaj i kishin rrjedhur lotë. Kur hyri në oborrin e shtëpisë, babai doli për t’u nisur për në punë. Tringa, a mbarove punë, e pyeti Ai. Po babi, besoj se do ja dal. Pasi mora sqarimet nga Besa, nuk besoj që do të kem vështirësi. Ndërsa, babai ja ktheu; po deshe kthehem dhe të ndihmoj edhe unë, e ajo ju përgjigj, jo babi jo e kryej vet, ke besim tek unë, por... Por, çfarë Tringa?! Më thuaj ç’të duhet? Kam një kërkesë. Babai, derisa ishte duke u futur në makinë, mbylli derën e saj dhe iu afrua vogëlushës, duke ia përkëdhelur flokët, më thuaj Tringa. Më duhen ca të holla babi. A të holla, e sa atëherë? Më duhen 5 € babi. Ai qoi dorën në xhep për t’ia dhënë të hollat dhe pa që Tringa, nuk po e shiqonte në sy, mendoi me vete dhe tha Tringa zakonisht kur është e mërzitur nuk më shiqon në sy, por unë do ia jap të hollat dhe nuk do ta zgjas, edhepse Tringa nuk ka ndodhur ndonjëherë të më kërkon kaq shumë të holla! Tringa, merri të hollat, por unë disi e vërej se ti diçka je e mërzitur dhe e shoh që tash nuk ke dëshirë të më tregosh se çfarë ke, mirëpo, do të më tregosh në mbrëmje? Asaj nuk i doli zë nga goja, por bëri një lëvizje me kokë në shenjë pohimi dhe iku për të hyrë në shtëpi, me po atë ritmin e shpejtë. Babai e shiqoi dhe mendoi se është më mirë t’i jap pak kohë për të biseduar, për gjendjen emocionale të saj. Ai hipi në veturë për t’u nisur për në punë, por mendjen e mbante tek Tringa. Derisa ngaste makinën mendonte me vete, po çfarë të mire pate oj e vogla ime, e si do ta kaloj ditën derisa mendja me mbeti tek ti.
Tringa pasi ndëgjoj se zhurma e makinës së babait u largua nga oborri i shtëpisë, filloi të qajë madje herë-herë edhe me zë, por nuk thoshte gjë, ajo vetëm qante, dhe ashtu vazhdoi për disa çaste.
Pas pak kohe mori mëngjesin vendosi mbi tryezë dhe filloi të hante. Atë ditë nuk kishte oreks për të ngrënë sikur ditëve të tjera, derisa i kujtoheshin fjalet e babait kur vazhdimisht i thoshte se; kur ti han ushqim dhe i dëgjon këshillat e mia mua më bëhet zemra mal dhe ndjej se të kam vajzën më të bukur në botë. E kur ju kujtuan gjithë këto fjalë, ajo filloi disi jo me aq qejf, por të paktën ngrëni një pjesë të ushqimit.
Ajo shkoi në dhomën e saj, për të parë se çfarë kishin atë ditë me orar. Por, nuk i mori të gjitha librat sipas orarit, sepse ajo planifikoi që në çantën e saj të jetë një hapësirë e mjaftueshme për ta vendosur njërën nga buqetat me lule që kishte planifikuar për t’i blerë. Ashtu edhe veproi. Kur ora arriti 12:00, Tringa, doli nga shtëpia e përgatitur për t’u nisur në shkollë. Ajo i kishte vënë të dy gishtrinjtë e mëdhnj në rripat e çantës shkollore që mbante mbi supe, dhe disi në kujtesë, mori udhën për tek lulishtja, kësaj here jo me shpejtësi. Pas pak kohe ajo mbërriti, te lulishtaj, ku pa që lulishtja ishte stërmbushur me fëmijë. Xhaxhi Luani, kur pa që Tringa, hyri brenda, nxori buqetat nga rafti përbrenda, ato që i kishin pëlqyer Tringës, dhe i tha; ti zgjodhe këto në mëngjes dhe unë vendosa që mos t’i shes këto dy buqeta derisa të vije për t’i marrë. Tringa, e shiqoi me një gjysmëbuzëqeshje xhaxhin Luan, e i tha; faleminderit me një zë që mezi dëgjohej. I nxori të hollat nga xhepi ia dha xhaxhait, hoqi çantën nga supet dhe vendosi njëren nga buqetat në çantën e shkollës, pastaj vendosi çantën në supe, e buqetën tjetër në duar, ju drejtua xhaxhait me përshëndetjen ditën e mirë xhaxha, dhe u nis për në shkollë. Xhaxhi Luan, edhe pse u mundua ta heq nga vetja atë rëndimin që po e mbante nga mëngjesi tha me vete unë prapë nuk kuptova gjë, dhe sikur kishte mbetur i shtangur e po e përcillte Tringën, me sy ka po dilte nga dyqani për në shkollë, duke harruar madje edhe pyetjet e fëmijëve të tjerë që po i bënin për çmimet e luleve.
Tringa mori udhën për në shkollë dhe mendoi me vete, të paktën të mos dukej që në mëngjes kishte qenë jo mirë emocionalisht, dhe ngriti kokën më lart se që e kishte, e u mendua; si te vepronte sot në klasë.
Kur ajo hyri në klasë, pothuaj të gjithë nxënësit e klasës ishin në klasë dhe po e prisnin Tringën, që ta oraganizonte mënyrën se si t’ia uronin mësusese festën e 7 Marsit. Ajo e dinte që shokët dhe shoqet e klasës gjithsesi do ta merrnin mendimin e saj për ta organizuar mënyren e urimit të festës së 7 Marsit, sepse ata Tringën e kishin si yll social në klasë. Mirëpo, kur kuptoi se edhe kësaj here po ju besohet mënyra e organizimit, Tringës disi ju kthye buzëqeshja dhe u tha shokëve e shoqëve të klasës; sikur ma ndjeu zemra që edhe këtë organizim sikur oraganizimet e tjera në klasë do të ma besonit mua, andaj derisa vija në shkollë, veçëse e kam menduar, por natyrisht kërkoj edhe idetë e juaja nëse unë e kam idenë e mangët.
Tringa tha se unë kam menduar ku para se mësuesja të vijë në orën e parë e të fillojë mësimi, të gjithë ne t’ia urojmë mësuses festën e 7 Marsit. Të vendosur në dy rreshta prej derës së klasë deri tek tavolina e mësueses, pastaj dikush nga ne të qëndrojë në fund të rreshtit tek tavolina e mësueses e të mbajë në dorën e majtë një poster me mbishkrim; Mësuese e dashur, urime festa e 7 Marsit, dhe në dorën e djathtë buqetën me lule.
Të gjithë shokët e shoqet e klasës u pajtuan me mendimin e Tringës, madje duke ia besuar asaj që ajo vetë të mbajë leterën në fund të rreshtit. Ajo u pajtua me propozimin e shoqërisë së klasës, derisa e caktuan këtë si ëmbëlsirën për fund. Ajo shtoi, pasi ju po ma besoni mua këtë, atëherë unë kam një kërkesë nga ju! Çfarë pyeti njëri nga shokët, duke i thënë se a spo të pëlqen që ne po të respektojmë, duke të lënë si ëmbëlsirën për fund. Pikërisht, nga respekti që ju sot më bëtë, duke më besuar në organizimin e klasës, e duke me lënë të mbaj mbishkrimin, në shënjë respekti për ju, unë sot do të ulem mbrapa në fund të klasës. Eee, po ç’kërkesë e rëndë tha disi me humor Shqipja. Ne do të lejojmë të ulësh ku të dëshirosh ti sot, por jo edhe ditëve të tjera të mësimit, sepse Besa, mbetet pa shoqën e bankës. Përfundoi dikutimim me të qeshura hahaha. Por, ideja që Tringa, të ulej në fund të bankave të klasës ishte e paramenduar që herët nga Tringa, dhe nuk ishte e rastësishme.
Tringa shpejt dërgoi çantën e saj në bankën e fundit në klasës, nxori një fletë të bardhë nga çanta, mori edhe ngjyrat, dhe bashkë me shokë e shoqe në atë letër vendosën mbishkrimin: Mësuese e dashur, urime festa e 7 Marsit. Pasi e përfunduan posterin erdhi një zë nga Dardani, Tringa, të përgatitemi, sepse mësuesja po vjen në klasë.
Ata vepruan, gjthçka sipas planifikimit, dhe organizimit qe e kishin bërë. Mësuesja kur hyri në klasë, u befasu nga organizimi që i kishin bërë nxënësit, e ngazëllyer nga gumëzhimi i zërave të të gjithë nxënësve që po i uronin festën e 7 Marsit, la ditarin mbi bankën e parë tek dera dhe filloj t’i përkëdhelë të gjithë nxënësit më radhë duke i falenderuar nga thellësia e zemrës, për urimet që po i bënin dhe lulet që po ia dhuronin. Kur shkoj në fund të rreshtave që nxënësit i kishin bërë si tunel nga të dya anët, ajo ngriti pak kokën nga përkëdheljet që po u’a bënte të gjithëve me radhë dhe kur pa posterin me atë mbishkrim në duart e Tringës, bashkë me buqetën e luleve që shkëlqenin, asaj i rrodhën lotët, sepse nuk mundi të durojë më. Ishin lotët e gëzimit në shenjë falënderimi për urimet dhe lulet dhuratë që më të vërtetë mësuesja nuk e kishte pritur një organizim të tillë.
Mësuesja u ul tek vendi i saj, vuri duart në faqe dhe po i shiqonte të gjithë nxënësit, ashtu e emocionuar. Visari, për t’ia ndalë lotët mësueses, paksa me shaka ia dërgoi ditarin nga banka ku mësuesja e kishte lënë kur kishte hyrë në klasë, dhe i tha; mësuese a nuk do të na shpjegosh sot asgjë, a nuk është kjo ditë urimi e gëzimi? Ajo nuk i tha gjë Visarit, por po e vëzhgonte bankën e parë mes rreshtave dhe nuk po e shihte Tringën, donte të pyeste, por nuk i dilte zë. Papritmas pa Tringën, në fund të bankave. Tringa, e kishte vërejtur soditjen e mësueses, por e uli kokën dhe priste zërin e saj derisa do ta pyeste; për çfarë ishte ulur në fund të bankave? Mësuesja u ngrit në këmbë me shiqim nga Tringa, dhe pa se ajo ende po e mbante kokën ulur, e më vete tha; nuk është momenti tani për të biseduar me Tringën, derisa nga brenda po e rëndonte jo vetëm ulja në fund të rreshtit të bankave, por qëndrimi, kokëulja e saj, duke dyshuar në vetevete; a thua unë nuk u solla si duhet më të, po çfarë ka ajo?! Mirëpo, ajo ishte e buzëqeshur kur më dhuroi posterin dhe buqeten me lule ishin mendimet që po sillëshin në kokën e mësueses.
Fshiu lotët përfundimisht dhe mori shkumësin. Para se të shënonte titullin në tabelë, ajo ju drejtua të gjithëve; nxënës të dashur, pasi sot është një ditë e veçantë, për shkollat shqipe, unë në planin tim javor të punës së procesit edukativo-arsimor, kam parë të arsyeshme që sot të flasim për mësonjëtorën e parë shqipe.
Ora e parë e historisë, mbaroi më atë, edhe e dyta e gjuhës shqipe, pastaj e treta e matematikës, e kështu më radhë deri tek ora e pestë e edukatës qytetare, ku mësuesja po e zhvillonte dhe po jepte shembuj të ndryshëm për mirësjelljen, sepse me plan kishtë atë njësi mësimore. Në mesin e shembujve mori edhe atë të nxënësve të saj sot, për mirëorganizimin e urimin e festës së 7 marsit, dhe u tha se me sjellje të tilla do ta fitoni zemrën e çdo edukatori, mësimdhënësi, profesori e pedagogu. Por, ajo që po e mundonte nga brenda, mësuesen ishte kokëulja e vazhdueshme e Tringës, qëndrimi në kujtesë dhe joaktivizimi i saj në orët mësimore të ditës së sotme.
Dy minuta para se ora e pestë e fundit për atë ditë të përfundonte mësuesja i këshilloi nxënësit, për detyrat e shtëpisë, që do t’i plotësonin gjatë fundjavës pasi që ajo ditë ishte e premte. Nxënësit moren sugjerimet nga mësuesja, futen librat në çanta dhe në çast zilja ra. Mësuesja vuri re se Tringa, kishte ende librat mbi bankë dhe as nuk po fillonte të përgatitej për në shtëpi. Mësuesja u ul në tavolinën e saj bëri sikur ka punë në ditar, dhe i sinjalizoi nxënësit të dilnin. Nxënësit dolën të gjithë, duke e përshëndetur mësuesen me ditën e mirë, përveç Tringës. Atëherë kur mësuesja pa që të gjithë nxënësit e tjerë dolën, pa hezituar fare ju afrua Tringës.
Duke i vënë dorën mbi kokë i tha; pa më thuaj Tringa, ti ishe e buzëqeshur kur më dhurove buqetën me lule, por kur unë të vërejta më pas mendova se nuk u solla mirë me ty, apo të zhgënjeva gjëkundi. Pra, mua më preku kokëulja jote, joaktivizimi yt në orë mësimore, dhe gjendja jote derisa rrije vetëm në kujtesë?!
Tringa ngriti kokën ku në faqet e saj po rridhnin lotët pa ndalë, dhe fjalët e para që i tha mësueses ishin: TË DUA, të dua mësuese, shumë të dua! Por, unë të dua edhe si nënë! Ti sillesh shumë mirë me mua, andaj të dua edhe si nënë dhe sa do të doja të kisha më të vertet një nënë siç jeni ju, pra dhe kam një kërkesë. Urdhëro i tha mësuesja, që ishte mbytur në rrjedhim lotësh, së bashku me Tringën. Pasi nesër është ditë e shtunë dhe nuk mund të të takoj, dua që në vend të nënës të ta uroj edhe festën e 8 Marsit, ku dhe nxori nga çanta buqetën tjetër me lule shumëngjyrëshe, që ndoshta simbolizonin edhe ndjenjat e përziera, kjo pasi që buqeta e parë ishte me vetëm lule të kuqe.
Mësuesja nuk mund t’i ndalte lotët kur ju kujtua se Tringa, ishte pa njërin prind, pa nënën, se asaj nëna i kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë kur Tringa, kishte qenë 5 vjeç, dhe në mendje i shkoi, nuk do t’ia fal vetes se si nuk më është kujtura më herët kjo.
Kur pa pritmas i erdhën në mendje ligjëratat që i kishte mbajtur në lëndën e pedagogjisë gjatë studimeve, si dhe literatura që kishte lexuar nga kjo lëndë. Shumë pedagogë mësuesin/en, e quanin prindin e dytë për fëmijën/nxënësin. Ajo e përqafoi shumë Tringën, duke i thënë se nga të gjitha buqetat që i kishte marrë si dhuratë për festen e 7 marsit për 30 vite më radhë këto tuajat do i ruaj me mall e dashuri. Sepse, sjellja juaj e edukuar, dhe organizimet që i bënë po edhe ana juaj shoqërore me nxënësit e tjerë të bën më të vërtetë një nxënëse që do të më mbetësh në mendje dhe në zemrën time për tërë jetën. Mori Tringën, përdore dhe u nisën për të dalë nga klasa, Mësuesja i tha unë sot do të shoqëroi për në shtëpi.
Pasi mësuesja mbylli derën e makinës që kishte hipur Tringa, dhe po sillej rreth makinës për të hipur edhe vetë mësuesja e ndëgjoi zilen e celularit. Alo, alo, jam Dritani, prindi i Tringës, po Dritan, nga meraku për Tringën kam lën sot punën më herët dhe vendosa pa u kthyer ajo në shtëpi të kthehem edhe vet dhe ta pres, sepse ajo në mëngjes nuk m'u duk që ishte mirë, ku nga ai qast mendjen e kam tek Tringa, por desha të të pyes se si ishte ajo sot në mësim. Dritan, dëgjo, sot jam duke e shoqëruar Tringën për në shtëpi me makinën time, ajo është mirë por, do të takohemi te shtëpia juaj dhe ju shpjegoi, nëse ju nuk vonoheni shumë, tha mësuesja. Jo mësuese besoj se për aq kohë sa ju të mbërrini te shtëpia ime edhe unë do jem aty, në rregull faleminderit takohemi.
Pasi mësuesja arriti tek porta e oborrit të shtëpisë së Tringës, u përshëndet me Tringën, duke e përqafuar, dhe faleminderuar për mirëorganizimin dhe dhuratat, Tringa doli nga makina duke i thënë mësueses ditën e mirë dhe hyri në shtëpi.
Kur mësuesja, pa që afër makinës së saj u parkua një tjetër makinë, ku nga pasqyra vërejti se ishte makina e Dritanit. Doli nga makina e saj u përshëndetën, por Dritanit, nuk i pritej pasi e pa që edhe mësuesja kishte ende lotë të freskët në sy, dhe nuk po e shihte askund Tringën. Mësuese ku është Tringa, mos i ka ndodhur gjë, mësuesja i tregoi që tringa po sa hyri në shtëpi dhe është mirë, mos u bëj merak. Ajo i shpjegoi gjithë ngjarjen Dritanit, Ai teksa po e dëgjonte mësuesen kishte ulur kokën, duke mbajtur ndjenjat në vete, por buza e tij, dridhej pa ndërprerë.
Pasi Dritani, dëgjoi të gjithë rrëfimin, nga mësuesja i tha: mësuese, unë nuk e dija që ajo ka një mungesë aq të madhe edhe pse gjithherë jam munduar, të jem në dy rolet e prindit në mënyrë që Tringa, mos ta ndjejë mungesën për nënën, por të lutem, të lutem këtë, mungesë që Tringa, po e ndjenë dhe ta ka besuar ty, është edhe si fëmija juaj. Nuk dij ç’të them tjetër. Mësuesja i tha para se ta merrja detyrën e misionarit të shenjtë, atë të edukatores-mësueses, unë kam bërë betimin e mësuesit/es, ku mes tjerash thuhet se nxënësit e mij janë edhe fëmijët e mij, andaj rrini pa merak, me një përshëndetje miqësore të dytë u ndanë, ku shihej Dritani, tek po ecte me hapa të shpejtë drejt shtëpisë së tij.
(Pedagogu: Ma. Sc. Petrit Islami; Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Ese: Mjedisi dhe njeriu