
Portali i mësuesit, lista e kandidatëve në profilin Kimi
Ju paraqesim listën zyrtare të kandidatëve të cilët do të bëhen pjesë e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020, në profilin Kimi. Krahas secilit emër, do të gjeni edhe orarin e zhvillimit të testimit. Provimi i Portalit për mësuesit e kimisë do të zhvillohet më datë 13 gusht.
Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:
- Të paraqitet pranë QSHA-së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;
- Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër me kandidatët e tjerë;
- Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;
- Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit;
- Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit.
Lista e kandidatëve Portal Kimi
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Nis faza e dytë e Programit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit