
Plotësimi i formularit A1Z për maturantët, MSh 2019
Plotësimi online i Formularit A1/A1Z, bëhet në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2019, se Portali i Maturës Shtetërore online dhe Portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 Maj deri më 31 Maj 2019, nga ora 09.00 deri në orën 16.00.
Plotësimi online i Formularit A1/A1Z, bëhet në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Procesi i plotësimit të Formularit A1/A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e maturantit/kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për hedhjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.
(Më poshtë, mund të gjeni njoftimin zyrtar)
Provimi i licencës 2023, lista e kandidatëve Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Kalendari dhe listat e kandidatëve për Portalin "Mësues për Shqipërinë" 2024
Dita e parë e shkollës, 6 mesazhet që nxënësit duan t’i dëgjojnë