Njoftim

Plotësimi i formularit A1Z, mundësia e fundit 1 dhe 2 qershor

Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në datën 1 dhe 2 qershor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Për kandidatët që kanë detyrimin për të dhënë provime të Maturës Shtetërore, ky është afati i fundit që u vihet në dispozicion.

Njoftohen të gjithë maturantët e viteve të kaluara, që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2017, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në datën 1 dhe 2 qershor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Për kandidatët që kanë detyrimin për të dhënë provime të Maturës Shtetërore, ky është afati i fundit që u vihet në dispozicion.


Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.


Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.


(Portali Shkollor)

1,440 Lexime
7 vjet më parë