Përzgjedhja e teksteve shkollore, klasa e 3-të, 8-të
Librat e klasës së tretë dhe të tetë për përzgjedhje janë dërguar në drejtoritë e shkollave në të gjithë vendin. Të gjithë librat e Shtëpisë Botuese Albas janë të digjitalizuara.
Të nderuar mësues/e dhe bashkëpunëtorë të Shtëpisë Botuese Albas,
Librat e klasës së tretë dhe të tetë për përzgjedhje janë dërguar në drejtoritë e të gjitha shkollave në të gjithë vendin. Nëse librat e Shtëpisë Botuese Albas nuk kanë ardhur ende në shkollën tuaj, ju lutemi të na kontaktoni në: 04 231 9002.
Të gjithë librat e Shtëpisë Botuese Albas janë të digjitalizuara dhe ju mund të përdorni versionin digjital duke e shkarkuar nëpërmjet kodit i cili ndodhet në faqen e fundit të librit fizik.
Ftojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, mësues, nxënës, drejtues, prindër, të njihen nga afër me tekstet shkollore dhe digjitale të Sh. B.Albas, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për klasat 3 dhe 8, për vitin shkollor 2017-2018.
Sh.B. Albas, në përmbajtjen lëndore të teksteve shkollore (digjitale) 2017-2018, ka pasqyruar të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mësuesve dhe nxënësve, të cilët kanë dy vite që i përdorin librat digjitalë me sukses. Gjithashtu, çdo lëndë është pasuruar me bazë didaktike audio-vizuale më të përparuar, me pyetësorë për kontrollin e njohurive në tri nivele (bazë, i mesëm dhe i përparuar), me detyra interaktive, me skema dhe çështje studimore për përforcimin e njohurive, me informacione shtesë dhe çdo material tjetër mbështetës për një mësimdhënie të efektshme dhe rezultate më të larta të nxënësve.
Të gjithë mësuesit që duan të bëhen pjesë e kësaj platforme për t’i përdorur tekstet digjitale Albas gjatë sezonit të përzgjedhjes, duhet të dërgojnë një e-mail në adresën [email protected], ose të telefonojnë në numrin 04 231 9002.
Më pas vijohet me procedurën e regjistrimit (shkarkimin e platformës dhe instalimin e librit digjital Albas), duke ndjekur hapat e përshkruar në udhëzuesin e përdorimit të platformës: http://www.portalishkollor.al/e-libri/udhezuesi.pdf
Për çdo nevojë që do të keni në lidhje me platformën dhe shkarkimin e e-librave albas, jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë jo vetëm në mënyrë elektronike, por edhe duke ardhur vetë në shkollën tuaj, sapo ju të na njoftoni në adresën: [email protected] ose në numrin 04 2319002 cel: 069 20 58 402.
(Portali Shkollor ALBAS)
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim