Përurohet shkolla 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshti Nr. 8 “Luledielli” në Kamëz
Këto investime që janë bërë me standardet më të mira nëpërmjet programit “EU4Schools”, do të përmirësojnë jetën e 9,000 banorëve të zonës, pasi në to mësojnë 310 nxënës, 75 fëmijë të kopshtit, si dhe punojnë me përkushtim 21 mësues dhe 3 edukatore.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Olivér Várhelyi, Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri Monica Merino dhe Kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Suli përuruan shkollën 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin Nr. 8, “Luledielli” në Kamëz.
Këto investime që janë bërë me standardet më të mira nëpërmjet programit “EU4Schools”, do të përmirësojnë jetën e 9,000 banorëve të zonës, pasi në to mësojnë 310 nxënës, 75 fëmijë të kopshtit, si dhe punojnë me përkushtim 21 mësues dhe 3 edukatore.
Deri tani, nga programi "EU4Schools” janë rindërtuar ose riparuar 23 objekte arsimore, ndërkohë që vijon puna me intensitet për 15 objekte të tjera arsimore.
Nëpërmjet këtyre 2 investimeve të “EU4Schools”, i është kushtuar rëndësi standardeve më të larta që institucionet arsimore duhet të kenë.
- 12 klasa bashkohore e dinjitoze për procesin mësimor;
- terrene sportive moderne & 3 laboratore të reja;
- dhomë e dedikuar për mjekun e psikologun;
- rampa dhe ashensorë për të krijuar lehtësi në aksesin e personave me aftësi të kufizuara;
- sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes;
- sisteme alarmi kundër zjarrit dhe të mbrojtjes nga zjarri;
- kamera sigurie, dalje emergjence, kënd lojërash për fëmijë etj.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve