Seria

“Përralla që tregohen nga të rriturit”

Legjenda, përralla dhe histori nga e gjithë bota reale dhe ajo imagjinare; nga vende e popuj të çdo kontinenti, nga jeta tokësore, ujore, yjore… Ndodhi të së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes, që të lënë me gojë hapur …

Legjenda, përralla dhe histori nga e gjithë bota reale dhe ajo imagjinare; nga vende e popuj të çdo kontinenti, nga jeta tokësore, ujore, yjore… Ndodhi të së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes, që të lënë me gojë hapur me fantazinë dhe larminë e tyre… Personazhe nga më të çuditshmit: princesha e kalorës; zana, magjistarë e elfë; dragonj e përbindësha, por edhe kafshë e lodra…

Gjashtë librat e serisë “Përralla që tregohen nga të rriturit” u mësojnë fëmijëve për vende dhe njerëz anembanë botës, u nxitin fantazinë e dëshirat dhe prekin ndjenjat e emocionet e tyre, madje, ka një libër më vete vetëm për frikën: “Përralla që të futin dridhmat”.

Përralla që të futin dridhmat

Tetë përralla që të futin dridhmat, plot mistere dhe ankthe, shkruar kryesisht për të rriturit, që t’ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.

Përralla fantastike

Tetë përralla fantastike, plot me zana e magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t’ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.

Përralla para gjumit

Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t’ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.

Përralla me princesha dhe kalorës

Pesë përralla të mrekullueshme, plot me aventura princeshash dhe kalorësish, shkruar kryesisht për të rriturit, që t’ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.

Përralla të kohëve të vjetra

Tetë përralla për kohët e vjetra, të mbushura me bëma heronjsh, shkruar kryesisht për të rriturit, që t’ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.

Përralla të së ardhmes

Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t’ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.

4,482 Lexime
7 vjet më parë