Përmes leksioneve të vyera, këta libra mund të ndryshojnë pozitivisht jetën tonë
Tre librat e Robin Sharmës përmbajnë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne, nga ato mesazhe që mund të ndryshojnë jetën tonë. Këta libra përcjellin një urti të thjeshtë, nga e cila mund të përfitojnë të gjithë!
Tre librat e Robin Sharmës përmbajnë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne, nga ato mesazhe që mund të ndryshojnë jetën tonë. Këta libra të ofrojnë leksione të vyera për përmbushje dhe zhvillim personal, ngritje shpirtërore dhe rendje drejt suksesit në një epokë të tensionuar. Mjafton të kërkosh dhe gjesh brenda vetes potencialin e fshehur! Këta libra përcjellin një urti të thjeshtë, nga e cila mund të përfitojnë të gjithë!
Robin Sharma është një prej ligjëruesve më në zë në botë. Librat e tij, përfshirë “Klubi 5 e mëngjesit”, “Murgu që shiti Ferrarin” dhe "Kush do të qajë kur të vdesësh?", kanë kryesuar listat e librave më të shitur kudo në botë dhe janë botuar në më shumë se 36 vende të botës, duke ndihmuar miliona njerëz që të krijojnë një jetë të jashtëzakonshme. Puna e tij është përqafuar nga drejtorë të famshëm, yje të rokut dhe sipërmarrës të suksesshëm. Përveçse një orator shumë i kërkuar, Robin është një trajner i suksesshëm për persona të rëndësishëm, që duan të jenë të jashtëzakonshëm në gjithçka që bëjnë.
Këta libra i gjeni në Librari Albas
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi