Për çfarë duhet t’a pyesim fëmijën kur kthehet nga kopshti? Disa këshilla nga Lira Gjika
Dialogu pyetje – përgjigje nxit fëmijën të mendojë. Më poshtë jepen disa sugjerime pyetjesh të cilat mund t’ia bëni fëmijës tuaj pasi ai kthehet nga kopshti, të sugjeruara nga pediatria e njohur Lira Gjika.
Prindër, aftësia për të bërë pyetjen e duhur për të marrë përgjigjen që kërkoni, është mbase problemi më i madh i njeriut, pasi kjo gjë kërkon një organizim të mirë të mënyrës të të menduarit.
Të paktën, kështu kanë thënë dhe thonë filozofët dhe shkencëtarët. Dhe kjo mënyrë të menduari fillon ndërtohet në fëmijëri.
Kur fëmija kthehet nga kopshti nëna, babai, gjyshja, gjyshi, pra të rriturit, duhet ta pyesin:
- Si kalove sot në kopsht?
- Mësove ndonjë gjë të bukur?
- Po ushqimi me çfarë ishte përgatitur dhe a të pëlqeu?
- Luajte me shokët dhe shoqet? Po me ndonjë shok a shoqe u mërzit? Pse ia more lodrat apo t’i mori dhe ai, apo ajo?
- A u ndjeve vetëm, u ndjeve gjë i mërzitur?
- Po kur të ndihmoi edukatorja u ndjeve mirë?
Pyetjet konkrete të të rriturit, ndihmojnë fëmijën të kujtojë, ngjarjet e jetuara, kur ishte pa prindërit në kopësht.
Fëmija fillon dhe kujton ngjarjen, veprimet që bëri, ndjesitë që provoi dhe fjalët që përdori ai vetë dhe fjalët e edukatores. Dialogu me të rriturin i tregon fëmijës sa i interesuar dhe i vëmendshëm është ai, i rrituri, për të.
E bën fëmijën të rijetojë edhe njëherë ngjarjet edhe i tregon modelin e një mënyre të komunikuari. Dialogu pyetje – përgjigje nxit fëmijën të mendojë.
Nga Lira Gjika
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kopshti ideal, veshja, hapësira ...
Çfarë kërkojnë fëmijët nga babysitter-i tyre?
Cili është dallimi midis klasave përgatitore dhe parashkollorit?