Orë mësimore digjitale, dituri natyre IV
Orë digjitale në lëndën e dituri natyre, klasa IV, me nismën "3 lëndë në 6 orë" në shkollën 9- vjeçare "Martin Camaj" në Shkodër. Falenderojmë drejtorinë e shkollës dhe mësuesin Neritan Durro që morën këtë nismë, në kuadër të mësimit digjital.
Lënda: Dituri Natyre
Shkalla: II
Klasa: IV
Mësuesi: Neritan Durro
Shkolla 9-vjeçare: “Martin Camaj”, Shkodër
Tema 1: Përthyerja e dritës
Tema 2: Reflektimi dhe përhapja
Objektivat: Në fund të orës, nxënësi të jetë i aftë:
- të dijë se ç’është përthyerja dhe si shkaktohet.
- të mësojë se ç’është reflektimi, rrezja e rënies dhe rrezja e pasqyruar.
- të provojë dukuritë e përthyerjes, reflektimit dhe përhapjes së dritës.
- të tregojë 2-3 përdorime të vetisë së pasqyrimit.
- të përshkruajë parimin e ndërtimit të thjerrave.
Koha: 90’
Fjalë kyç: - përthyerje, pasqyrim, reflektim, difuzion, thjerre, lupa
Aftësitë: të kuptuarit, të interpretuarit, të eksperimentuarit, të shkruarit, të shprehurit.
Struktura e mësimdhënies
Fazat e strukturës | Metodat mësimore | Veprimtaria e nxënësve | Koha |
---|---|---|---|
Parashikimi | Pyetja sjell pyetjen | Diskutimi i ideve | 15’ |
Ndërtimi i njohurive | Vëzhgim, lexim përmbledhës-diskutim | Të nxënit në bashkëpunim | 30’ |
Përforcimi | Eksperimente - Tabela e koncepteve | Paraqitje grafike e informacionit | 45’ |
Zhvillimi i mësimit
Ora I
Parashikimi: (Pyetja sjell pyetjen-15’)
Hapi i parë: (5’)- Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. U drejtohen disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra.
- Çfarë dini për dritën?
- Cili e ka shtëpinë larg shkollës?
- E dini sa minuta i duhen dritës për të mbërritur nga Dielli në Tokë?
- Si shpjegohet që ne dimë se Dielli është shumë larg nga Toka?
- A dini ndonjë shpejtësi tjetër të madhe në natyre?
Hapi i dytë: (10’) - Për të bërë lidhjen me temën e re, u drejtohen disa pyetje.
- Mendoni se drita përhapet me të njëjtën shpejtësi në trupa të ndryshëm? Pse mendoni kështu?
Nxënësit krahasojnë veten e tyre duke vrapuar në asphalt, pastaj duke kaluar në bardhë në fund në rërë.
- A do të ndryshojë shpejtësia juaj?
Ndërtimi i njohurive: (Vëzhgim-Lexim përmbledhës – Diskutim -30’)
Hapi i parë: (10’)-Leximi i problemit në libër. U vendoset libri digjital dhe përmes një filmi të shkurtër, që do të shfaqet, gjejnë përgjigjet për pyetjet.
A të duket sikur pjesa e këmbëve në ujë është më e shkurtër?
- Pse lapsi duket i thyer?
- Pse ndodh kjo?
- Jepet përkufizimi për përthyerjen e dritës dhe shkaqet që çojnë në përthyerjen e dritës.
Hapi i dytë: (10’) Përsëri do të shfaqet një video tjetër, ku nxënësit do të njihen më nga afër me dukurinë e reflektimit.
Diskutojnë rreth pyetjeve:
- Çfarë është rrezja rënëse?
- Çfarë është rrezja e pasqyruar?
Hapi i tretë: (10’)- Përsëri nxënësit shohin në video - projektor një skemë që shpjegon më se miri dukurinë e përhapjes së dritës (difuzionit).
- Më pas jepen njohuri për thjerrat dhe pjesët e mikroskopit, përmes fotove dhe videove.
5 minuta pushim
Ora II
Hapi i parë: (15’)- Nxënësit zhvillojnë eksperimente në lidhje me përthyerjen, reflektimin dhe përhapjen e dritës.
Hapi i dytë: (15’)-Do të përforcojnë njohuritë e reja, duke plotësuar tabelat e mëposhtme;
Dukuria | Çfarë është? | Shkaku | Ku përdoret? |
---|---|---|---|
Përthyerja | |||
Reflektimi | |||
Përhapja |
Thjerrat | ||
---|---|---|
Përbërja | Vetitë | Funksioni |
-Më pas në fletore do të punojnë ushtrimin e mëposhtëm;
Vizato sipas dukurisë fizike.
Hapi i tretë: (10’) - Diskutim rreth ushtrimeve që punuan.
- Jepen kuriozitete për mikroskopet në video projektor.
Detyrë shtëpie: (2’)- U jepet; eksperimenti në fund të faqes 110.
Mbyllja: (Vlerësimi-3’)- Vlerësohen nxënësit;
• Për pjesëmarrjen gjatë orëve.
• Për diskutimet në grup rreth videove që u shfaqen.
• Për argumentimin e përgjigjeve.
• Për eksperimentet e zhvilluara.
• Për punën me shkrim.
(Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Ese: Mjedisi dhe njeriu