Nxënësit e shkollës bujqësore ndërtojnë një serë
Nxënësit e shkollës bujqësore “Mihal Shahini” në Elbasan kanë ndërtuar një fermë në të cilën kanë mbjellë perime. Gjithçka u bë e mundur falë dëshirës dhe punës së nxënësve. Së shpejti pritet të marrin prodhimet e para.
Shkolla “Mihal Shahini” në Elbasan është një nga të paktat shkolla me profil bujqësor që ka mbetur në vend. Nxënësit kanë ngritur me iniciativën e vet një serë ku kanë mbjellë perime dhe së shpejti priten të marrin prodhimet e para.
Shkollën e vizitoi Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
Bujqësia, një sektor që garanton të ardhmen. Ky ka qenë i përmbledhur në pak fjalë, mesazhi që ka përcjellë Peleshi gjatë vizitës në këtë shkollë.
“Siç e keni dëgjuar edhe ditët e fundit, qeveria i ka dhënë dhe do t’i vërë theks inkurajimi të rinjve, për të ndjekur shkollat profesionale, në mënyrë që t’i përqasen sa më mirë kërkesave të tregut. Ministria e Bujqësisë, natyrisht nuk mbulon arsimin profesional, por unë jam shumë i interesuar që të shikoj sesi punohet në shkollat profesionale, ashtu si kundër, dhe në institucionet e arsimit të lartë, në Universitetin Bujqësor të Kamzës, dhe në atë të Korçës, për të prodhuar kapacitete njerëzore për sektorin. Pra, pa kapacitete njerëzore, ndonëse ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm të fushës bujqësore, të tokave bujqësore, apo të blegtorisë në vendin tonë, ne nuk mund të zhvillojmë dot një bujqësi dhe blegtori të zhvilluar.”
Pasi ka vizituar ambientet e brendshme, laboratorin, stallën dhe serën e shkollës, Ministri ka shprehur kënaqësinë e iniciativave të tilla, duke e përgëzuar gjithë stafin shkollor të kësaj shkolle.
Sapo ka filluar prodhimi dhe vitin që vjen, apo në fund të sezonit do dalin në treg perimet nga sera e nxënësve. Është një nismë që duhet vlerësuar, kjo i ndihmon nxënësit për të ndërtuar dalëngadalë dhe ndërmarrjet e tyre të vogla, i mëson dhe pajis me aftësitë të tregut, ku nesër do t’u duhet të integrohen.
Urime dhe suksese nënësve dhe drejtuesve të kësaj shkolle.
(Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Ese: Mjedisi dhe njeriu