Nxënësit e “Koto Hoxhit” surprizojnë punonjësit e policisë Gjirokastër
Nxënësit u kanë dhënë punonjësve të Policisë kartolina të krijuara me shumë dashuri nga vetë ata dhe më pas kanë bërë fotografi me punonjësit duke iu shprehur me gjeste fëmijërore se Polici është miku më i mirë i tyre.
Mëngjesi i ditës së sotme për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nisi me buzëqeshjen dhe urimin për festat e fundvitit nga vogëlushët e shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Nxënësit u kanë dhënë punonjësve të Policisë kartolina të krijuara me shumë dashuri nga vetë ata dhe më pas kanë bërë fotografi me punonjësit duke iu shprehur me gjeste fëmijërore se "Polici është miku më i mirë i tyre".
Punonjësit e Policisë i kanë falënderuar përzemërsisht nxënësit dhe u kanë uruar nëpërmjet tyre të gjithë fëmijëve gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri sa më të suksesshëm e të mbarë!
Ju mund të shihni për më tepër videon e mëposhtëme.
(Marrë nga Argjiro,Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Letër falenderuese mësuesit
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre