Libra të sugjeruar

"Një autoritet i ri prindëror" dhe "Ja familja ime", dy sugjerime librash për Ditën Ndërkombëtare të Prindërve

Sot është dita Ndërkombëtare e prindërve, e ne ju sugjerojmë këto dy libra si mënyrë orientimi për një prindërim sa më të suksesshëm.

"Një autoritet i ri prindëror" dhe "Ja familja ime" janë sugjerimet tona për Ditën Ndërkombëtare të Prindërve . Këta dy libra janë një mënyrë orientimi për një prindërim sa më të suksesshëm.



"Një autoritet i ri prindëror" 


Sot, në dijeninë time, nuk ka asnjë specialist për fëmijët që të mbrojë tezën e dhunës gjatë edukimit. Kërkime gjithnjë e më të thelluara na tregojnë dëmin që shkaktojnë lëndimet trupore, poshtërimet dhe dënimet te fëmijët. Më në fund, ne e kemi kuptuar se ajo që vjen nga “plagosja” e një fëmije, nuk i mëson atij asgjë. Por, megjithëse kemi në dispozicion gjithë këtë informacion, madje dimë edhe çfarë është e rëndësishme të shmanget, ne vazhdojmë të injorojmë se me çfarë duhet t’i zëvendësojmë praktikat shtypëse që kemi njohur në fëmijërinë tonë.



"Ja familja ime"

Familja nuk është një tablo e përsosur, por as siç mund të mendojë dikush, një vend inatesh e tensionesh të pafundme. Përkundrazi, ajo është një grup i vogël shoqëror, nga ku burojnë emocionet e sinqerta, bashkëveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirëkuptimi reciprok dhe durimi, të cilat shpesh janë të vështira për t’u arritur. Nga kjo përzierje emocionesh, që është e pranishme në çdo familje, fëmijët janë ata që preken më shumë. Ata reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj gjendjeve familjare pozitive apo negative. Me anë të vizatimeve, fëmijët shfaqin ndjenjat e tyre të vërteta, të cilat, në këtë libër, lexuesi do të mësojë se si t’i interpretojë. Evi Crotti, psiko-pedagoge dhe gazetare, ka themeluar dhe drejton shkollën e grafologjisë “Nuovo Centro di Ricerche Crotti” në Milano. Ka shkruar shumë artikuj për raportin ndërmjet shkrimit dhe psikologjisë nëpër gazeta e revista të ndryshme. Alberto Magni është mjek dhe psikoterapist, konsulent grafoteknik, i cili bashkëpunon me “Nuovo Centro di Ricerche Crotti” në aspektet klinike të aktiviteteve psiko- grafo-diagnostike.



Librin "Një autoritet i ri prindëror" mund ta porosisni këtu 


Librin "Ja familja ime"mund ta porosisni këtu 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,078 Lexime
2 vjet më parë