MËSIMI TËRËDITOR

Nga shtatori nis pilotimi i mësimit tërëditor në 29 shkolla

Nga shtatori i këtij viti, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke synuar të nisë pilotimin e mësimit tërëditor në 29 shkolla në nivelin parauniversitar.

Nga shtatori i këtij viti, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke synuar të nisë pilotimin e mësimit tërëditor në 29 shkolla në nivelin parauniversitar. Mësimi tërëditor është planifikuar të pilotohet në shkollat të cilat punojnë vetëm me një ndërresë.


Fillimin e këtij procesi MASHT-i e kishte paralajmëruar edhe vitin e kaluar, por që kishte dështuar në mungesë të mjeteve financiare për hapësira të mjaftueshme për mësim, hapësira relaksuese për nxënës, ushqim dhe kuzhina për ngrënie.


Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, ka konfirmuar se plani i MASHT-it është që mësimi tërëditor të nisë në secilën komunë me nga një shkollë.


Njohës të çështjeve të arsimit dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, konsiderojnë se ky planifikim i MASHT-it do të jetë improvizimi i radhës në arsim që nuk do të prodhojë rezultate.



(MASHT; Portali Shkollor)

21,267 Lexime
5 vjet më parë