Festa e librit

Në Ditën Botërore të Librit, “Libraria Albas” ofron zbritje për dashamirësit e librit

Në Librarinë Albas në Tiranë po ofrohet deri në 50% zbritje në të gjithë titujt e librave, një ofertë e vlefshme deri më datën 30 prill. Ndërsa në Prishtinë, ka 20% zbritje për secilin libër të blerë, një ofertë e vlefshme deri më datën 27 prill.

Sot, me 23 prill, shënohet Dita Botërore e Librit, një festë e rëndësishme e pasionit për leximin, që ka origjinën në shtetin e Spanjës. Tradicionalisht gjatë kësaj dite, kushdo që blinte një libër i dhurohej një trëndafil.


Që prej vitit 1995 e deri sot, kjo ditë festohet çdo vit dhe një ngjarje e tillë na kujton se librat nuk janë thjesht produkte materiale, por janë mjetet që hapin portën për imagjinatën tonë, zgjerimin e horizonteve dhe zhvillimin e mendjes sonë.



Kjo festë është një rast i shkëlqyer për t'u përfshirë në aktivitete që promovojnë leximin, siç janë panairet e librave, debatet letrare, leximi publik i fragmenteve të librave të preferuar, blerja e librave dhe shumë të tjera. 



Prandaj, për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme, Libraria Albas në Shqipëri dhe Kosovë po ofron një zbritje të veçantë për të gjithë dashamirësit e librit.



Në Shqipëri, po ofrohet deri në 50% zbritje në të gjithë titujt e librave, një ofertë e vlefshme deri më datën 30 prill. Ndërsa në Kosovë, ka 20% zbritje për secilin libër të blerë, një ofertë e vlefshme deri më datën 27 prill.



Pikat fizike në të cilat mund të gjeni librat në zbritje janë: Rruga George  Bush në Tiranë dhe Rruga Muharrem Fejza në Prishtinë. Ndërkohë online mund të futeni në adresën www.librarialbas.al



Kjo është një mundësi e shkëlqyer për lexuesit në mënyrë që të zgjedhin librat e tyre të preferuar me çmime të përballueshme dhe të festojnë këtë ditë speciale.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,166 Lexime
7 muaj më parë