Reflektim

Msc.Kristjan Mullalli: Arsimi sot dhe sfidat e ndryshimit

Unë, duke patur kontakte të vazhdueshme me shumë mësuesë dhe duhe i ndihmuar ata në hedhjen e të dhënave dhe nga puna në terren si ekspert i politikave sociale kam arritur të njoh dhe dëshiroj të adresoj disa probleme këtë fundvit, të cilat i kam renditur më poshtë...

Msc. Kristjan Mullalli

(Në bashkëbisedim me mësues Msc. Alfred Nazarko)


“Eshtë arti suprem i mësuesit qe zgjon gëzimin e krijueshmërisë dhe harmonisë”

-Albert Einstein-

Mësuesit luajnë një rol të jashtëzakonshëm në formimin e të ardhmes së shoqërisë, duke ndikuar në zhvillimin e brezit të ri. Puna e mësuesit nuk është çështje page por çështje krenarie, dinjiteti, respekti dhe vlere për shoqërinë. 


Por si është gjendja e arsimit sot, sidomos e trinomit Mësues-Nxënës-Prind?


Unë, duke patur kontakte të vazhdueshme me shumë mësuesë dhe duhe i ndihmuar ata në hedhjen e të dhënave dhe nga puna në terren si ekspert i politikave sociale kam arritur të njoh dhe dëshiroj të adresoj këto probleme:


   Sistemi SMIP. U propogandua shumë në media e portale se sistemi SMIP do të ishte zgjidhja ideale për mësuesit-Prindërit-Nxënësit. Por në kundërshtim me sa më sipër nga eksperienca personale e punës  me stafe mësimore kam arritur të vërrej krejt të kundërtën. Mësuesve po ju vjedhin edhe atë pak kohë që kishin jo vetëm për angazhimet e tyre familjare por dhe angazhime për përgatitjen e orëve mësimore. Mësues të lodhur, të mërzitur pafund nga ndjenja e presionit, të pamotivuar janë ato çfarë shoh çdo ditë duke i ndihmuar dhe vetë për plotësimin e SMIP. Mësues të patrajnuar mbi mënyrën e plotësimit të rregjistrit elektronik , të cilëve ju mungojnë edhe mjetet kompjuterike dhe internet, vrapojnë tek qendrat e internetit ku shpesh herë përballën me refuzim për ndihmë edhe nga persona të cilët kanë njohuri të mira në IT. Shumë mësues janë një moshë të cilët, referuar sistemit të vjetër arsimor, duhet të ishin në pension. Nëkëto kushte ata kanë nevojë për ndihmë. 


Sikur mos mjaftonte kjo, ndodh edhe që për shkak të problemeve dhe mbingarkesës së sitemit SMIP, të gjitha të dhënat e regjistruara nga mësuesit si hedhja e notës, temave etj, të fshihen. Kjo sjell shumëzimin më zero të të gjithë mundit 4, 5 apo 10 orësh për regjistrimin e një klase . 


Kjo është një punë e tepërt në orarin ditor  që ndikon në konsumimin e enrgjive të mësuesit dhe në demotivimin e tij. Nevojiten sekretarë ekspertë për plotësimin e “dokumentacionit” elektronik.


  • Puna në terren më ka bërë të dëgjoj opinionet e mësuesve në zonën e Korçës dhe mendoj se duhen pyetur mësuesit në rang vendi për te evidentuar problemet e arsimit. 
  •  Ata ndihen të pamotivuar dhe të lodhur. Kurrikula e re si model që po eksperimentohet prej 10-vjetësh nuk po përshtatet për kushtet e vendit tonë. 

    

    

PISA e vërtetoi se ulja e aftësive të nxënësve është për faj të kurrikulës. Sipas raportit të PISA, 28% e nxënësve nuk janë të vëmendshëm ndaj mësuesit dhe orës mësimore. 31% e tyre bragtisin orët mësimore. 25% kanë përjetuer dhunë verbale apo fizike. 

   

   

Mësuesi në këto kushte është një faktor jashtë skemës së kurrikulës.

Tekstet janë të papërshtatshme si përkthim dhe nuk përputhen njohuritë me nivelin moshor. Sitemi 3 lëndë në 6 orë e bën orën monotone duke qenë se zbatimi i planit mësimor kërkon shpjegimin e 2 temave të ndryshme. 


Menaxhimi i  klasës me shumë nxënës, krijimi i klimës për mësimdhënie shto këtu dhe situatat konfliktuale me nxënës të cilët kanë karaktere dhe sjellje të paqëndrueshme e vështirësojnë më shumë punën e mësuesit . 


 Mësuesi pa regjitër fizik në klasë ul shumë autoritetin e tij para nxënësve. 


Ka fiktivitet në vlerësimin me notë në projekte e mesime. Meqënëse kurrikula e sistemit arsimor është më në qendër nxënësin, mësuesi del jashtë skeme dhe e ka të vështirë që të matë arritjet dhe potencialin e tyre. Për uljen e këtij lloji fiktiviteti, kurrikula e sistemi arsimor të shtetit grek praktikon vetëm 1 notë në përfundim të vitit shkollor. Prinërit nuk duhen të kërkojnë notën nga fëmijët e tyre por moralin e lartë dhe vlerat humane si respekti për ta, mësuesit, shokët.

 

Nxënësit nuk po motivohen për shkak të mungesës së përvetësimit të duhur të njohurive si rrjedhojë dhe të vlerësimit të ulët. Ata nuk e përblallojnë ngarkesën me detyra, lexime, projekte dhe testime tremujori për çdo lëndë. Gjithashtu keqpërdorimi i teknologjisë, shpërdorimi i kohës në rrjete sociale e lojëra vituale bën që dëshira për mësim të ulët duke kaluar shumë pak kohë mbi libra. Nxënësit nuk po edukohen si duhet me vlerat dhe noramat e duhura morale. Ata nuk rrespektojnë mësuesit, prindërit apo shokët e tyre. Mësuesi marrin mosmirënjohjen e nxënësve si “shpërblim” të misionit të tyre mësimor e edukativ. 


Nxënësit po kthehen në qënie robotike pa ndjenja morale. Kjo kërkon krijimin e një atmosfere studimi dhe rregulli. Për këtë duhet një qasje e re, një metodologji e re. 

Si mund t’i ngulitim virtytim brezit të ri për ta bërë më të aftë, më të qetë, më të zellshëm e më të lumtur?


Prindërit, të cilët kanë angazhime të shumta ditore, po merren pak ose aspak për edukimin e virtyteve dhe vlerave morale të fëmijëve të tyre, sidomos kur fëmijët janë tashmë në moshën e adoleshencës. Disa prindër vrapojnë të çojnë fëmijët e tyre në kurset private që ata të marrin nota më të larta. Disa ndihmojnë për të kryer detyrat apo projektet e shumta. Vlen të theksohet se prindërit janë të motivuar t’i përgatisin fëmijët e tyre për jetën si njerëz të mirë e të dobishëm për jetën. 

Është emergjencë kombëtare dhe mendoj se ngritja e një forumi mediatik për një hob cilësor në arsim është e domosdoshme. 


Disa zgjidhje për problemet e adresuara më sipër mund të jenë:

  1. Ulja e ngarkesës mësimore të mësuesit
  2. Zvogëlimi i numrit të nxënësve 
  3. Delegimi i plotësimit të SMIP nga mësuesit tek persona të specializuar
  4. Marrja e elementëve të sistemit arsimor japonez i cili vë theksin tek formimin dhe edukimi i personalitetit të nxënësve që në vegjëli


Sistemi arsimor i Finlandës që ofron një bazë të shkëlqyer dijesh, ku prioritet është zhvillimi social e emocional; më pak stres, më shumë bashkëpunim, jo konkurencë, mjedis sa më i qetë, mësuesit dhe nxënësit njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë pasi një mësues punon për një periudhë shumëvjçare me të njëjtët nxënës. Mësuesit ndihmojnë nxënësit, i frymëzojnë për të arritur qëllimet e tyre për jetën. 




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

9,187 Lexime
10 muaj më parë