Rregulli

Model, formulari i vetëdeklarimit të shëndetit që duhet të plotësojnë prindërit dhe nxënësit

Detyrat e prindit në rregulloren anti-COVID janë të qarta. Ndër to sipas udhëzimeve të MSH dhe MASR thuhet se çdo prind duhet të plotësojë formularin e vetdeklarimi të shëndetit për fëmijën, por pa u futur në ambientet e shkollës. Formularin mund ta shkarkoni më poshtë.

Në rregulloren për masat anti-COVID në shkolla, prindi duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore, por nuk lejohet që të futet në ambientet e shkollës.


"Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore. Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar. Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë. Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë", thuhet në udhëzimin mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin akademik 2020-2021. 


POROSITË PËR PRINDËRIT


Përveç drejtorëve e mësuesve që shpesh duhet të bëjnë rolin e “policit” për të mos lejuar devijimin nga protokolli i masave, edhe prindërit e fëmijëve ngarkohen me përgjegjësi ekstra. 

Ministria e Arsimit ka bërë një video promocionale ku tregohet ekzaktësisht çfarë duhet të bëjë një prind shembullor në pesë ditë të javës. 


Meraku i prindërve nuk do të jenë më librat e fletoret me vete, por maska e dezinfektanti. Te dera e shkollës prindi nënshkruan formularin ku deklaron se fëmija i tij nuk shfaq ndonjë shenjë të COVID, veprim që duhet ta bëjë çdo ditë. 


“Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor”, shkruan ministrja e Arsimit, Besa Shahini, krah videos së postuar në rrjete sociale.


Ky që po ju paraqesim është një model i formularit të vetdeklarimit të shëndetit

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

19,006 Lexime
4 vjet më parë