Ministrja Kushi uron fëmijët për 1 qershor, por ka një apel edhe për mësuesit...
Një video gazmore dhe një apel të veçantë drejtuar mësuesve. Kjo ishte mënyra që Ministrja Evis Kushi zgjodhi si urim për 1 Qershorin.
Një video gazmore dhe një apel të veçantë drejtuar mësuesve. Kjo ishte mënyra që Ministrja Evis Kushi zgjodhi si Urim për 1 Qershorin.
Duke theksuar rëndësinë dhe ndikimin e figurës së mësuesit tek nxënësit, Kushi në statusin e saj nënvizon se të gjithë bashkë duhet të falin sa më shumë përkujdesje dhe dashuri.
Videoja e urimit është një ndërthurje e disa intervistave të bukura dhe gazmore të disa fëmijëve, të bëra në momente ekskursioni në praninë e prindërve të tyre dhe të shumë bashkëmoshatarëve të klasave të para.
Mesazhi i plotë i Ministres Kushi:
Bashkë me urimin për fëmijët , kam edhe një thirrje për të gjithë mësuesit tanë, ju që i ndiqni që në hapat e parë nxënësit dhe keni një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre.
Mbrojtja dhe sigurimi i një të ardhmeje sa më të mirë është përgjegjësia jonë e përbashkët, prandaj le t’i shtojmë përpjekjet për t’u falur nxënësve sa më shumë përkujdesje, dashuri, arsimim cilësor e të barabartë, ashtu siç ata e meritojnë.
Fëmijë të dashur, faleminderit që i jepni dritë jetës sonë!
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Merrte para nga studentët, pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve