Ministria e Arsimit në Kosovë kërkon 1,000 mësimdhënës shtesë për fillimin e vitit shkollor
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1,000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator. Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kosovë, ka hartuar një plan, i cili parasheh që fillimi i vitit të ri shkollor të nis në tri faza - më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator, ka thënë ministri i Arsimit Ramë Likaj, në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës të premten.
Miratimi i planit pritet në takimin e radhës së qeverisë.
Ai tha se plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgatitur duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19. Disponimi i drejtorive komunale të arsimit, sipas tij, është që nxënësit mësimin më 1 shtator ta fillojnë në objektet e shkollave.
Ministri Likaj, poashtu kërkoi buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që përgatitjet për fillimin e mësimit të organizohen në mënyrën e duhur. Kryeministri i Republikës se Kosovës, Avdullah Hoti, ndërkaq ka treguar mbështetjen e qeverisë sa i përket buxhetit të nevojshëm. “Ju e dini se në Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi ndarë 10 milionë euro për fushën e arsimit, 10 milion euro tjera shtesë kemi ndarë për komunat për çështjen e menaxhimit COVID-19 edhe për fushën e arsimit. Po ashtu komunat kanë në dispozicion edhe një shumë prej 29 milion euro shtesë, që mund të përdoren për këto qëllime në rast se komunat e shohin të nevojshme”, tha Hoti.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1,000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator. Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.
Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky numër i mësimdhënësve duhet të jenë si staf rezervë në rast të infektimit me koronavirus apo izolimit të mësimdhënëseve të rregullt.
“Ne kemi kërkuar angazhim të rregullt të mësimdhënësve më gjysmë pagesë, vetëm për periudhën e pandemisë. Kemi kërkuar nga Qeveria që të mbështes me 1000 mësimdhënës si staf rezervë dhe staf teknik, varësisht nga nevojat. Këta mësimdhënës do të punojnë vetëm në rrethana pandemie. Këta janë mësues plotësues për të plotësuar nevojat varësisht prej situatave që vijnë dhe shpërndarja e tyre në nivel shteti bëhet në bazë të numrit të nxënësve nëpër drejtori komunale të arsimit”, tha Osdautaj.
Marrë nga europaelire.org
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari