Fituesit e konkursit

“Mësuesi i Sakrificës”, artistët fitues të konkursit që emocionuan mësuesit me pikturat e tyre

Ministrja e MASR, Evis Kushi ka takuar nga afër artistët fitures të konkursit “Mësuesi i Sakrificës”. Kushi: “Sa shumë dashuri dhe mirënjohje për sakrificat e mësuesve tanë heronj!”.

Punimet e nxënësve për konkursin e pikturës “Mësuesi i Sakrificës” kanë përcjellë mjaft emocion jo vetëm tek mësuesit, por edhe tek publiku. Këto punime dëshmuan një dimension shumë të ndryshëm të dashurisë që kanë nxënësit për mësuesit.


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një takim me nxënësit autorë të punimeve fituese. 


“Shumë emocionues takimi me fituesit e konkursit digjital të pikturës ‘Mësuesi i Sakrificës’, artistë të talentuar që kanë zbukuruar Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me pikturat e tyre. Ky konkurs ishte kaq i veçantë, sepse nxënësit shprehën aq shumë dashuri dhe mirënjohje në çdo punim të tyre për të gjitha sakrificat dhe punën e mësuesve tanë, heronjve të palodhur” – shprehet ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.


Punimet e tyre, sipas ministres Kushi, dëshmojnë shpresën, sakrificën prindërore të mësuesve. “Edhe pse të vegjël, këta fëmijë e kanë kuptuar kaq mirë situatën e pandemisë, dhe na e kanë shprehur nga thellësia e zemrës dhe mendjes së tyre, duke përdorur talentin e tyre” – u nënvizon ministrja.

“Na keni emocionuar pafund jo vetëm neve, por të gjithë njerëzit që kanë parë punimet e tuaja. Jemi mahnitur tek kemi lexuar komentet poshtë punimeve tuaja të publikuara në Facebook. Konkursi i punimeve të nxënësve këtë herë ishte shumë ndryshe nga herët e tjera, më i veçantë e i bukur se asnjëherë tjetër” – tha Kushi. 


Fituesit e vendit të parë 


- Vendi i parë, albumi i klasave 1-5: Amad Bejleri, klasa 5, shkolla TES, Tiranë 

- Vendi i parë, albumi i klasave 6-9: 1. Miranda Bibaj, klasa 9, shkolla "Barbullojë e Re", Lezhë 

- Vendi i parë, albumi i klasave 10-12: Vasja Kumati, klasa 10, Berat


Fituesit e vendit të dytë 


- Vendi i dytë, albumi i klasave 1-5: Orkida Mere, klasa 2, shkolla "Jani Minga", Vlorë 

- Vendi i dytë, albumi i klasave 6-9: Reart Murati, klasa 6, shkolla "Jordan Misja", Tiranë 

- Vendi i dytë, albumi i klasave 10-12: Marjo Çeça, klasa 11, shkolla "Sadik Stavileci, Tiranë 


Fituesit e vendit të tretë  


- Vendi i tretë, albumi i klasave 1-5: Irsa Llukovi, klasa 2, shkolla "Lidhja e Prizrenit", Kukës 

- Vendi i tretë, albumi i klasave 6-9: Alisia Sina, klasa 8, shkolla "Jorgji Dilo", Elbasan 

- Vendi i tretë, albumi i klasave 10-12: Aurora Kodra, klasa 11, shkolla "Mehmet Akif", Tiranë 


Fituesit e vendit të katërt 


- Vendi i katërt, albumi i klasave 1-5: Agnes Metani, klasa 5, shkolla "Turgut Ozal", Tiranë 

- Vendi i katërt, albumi i klasave 6-9: Fabio Koroli, Klasa 8, shkolla "Ethem Zhgaba", Vranisht, Devoll

- Vendi i katërt, albumi i klasave 10-12: Esma Bulku, klasa 10, shkolla "Mustafa Varoshi", Durrës 


Fituesit e vendit të pestë  


- Vendi i pestë, albumi i klasave 1-5: Brajan Vranga, klasa 3, shkolla "Hasan Prishtina", Tiranë 

- Vendi i pestë, Albumi i klasave 6-9: Juena Tahiri, klasa 9, shkolla "Fan Noli", Tiranë 

- Vendi i pestë, albumi i klasave 10-12: Isra Minja, klasa 11, shkolla "Shote Galica", Fushë-Krujë





Video përmbledhëse nga takimi i ministres Kushi me nxënësit fitues. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,813 Lexime
3 vjet më parë