Mësimdhënia me në qendër mësuesin apo nxënësin
Ju ndoshta keni hasur një nga dyshimet më të mëdha me të cilat ballafaqohen mësuesit e sotëm: nëse fokusi duhet të jetë te mësuesi apo te nxënësi. Më poshtë ju sjellim avantazhet dhe disavantazhet e secilës.
Ju ndoshta keni hasur një nga dyshimet më të mëdha me të cilat ballafaqohen mësuesit e sotëm: nëse fokusi duhet të jetë te mësuesi apo te nxënësi.
Mësimdhënia me në qendër mësuesin
Me këtë qasje vëmendja e të gjithë nxënësve është e drejtuar drejt mësuesit. Mësuesi flet dhe nxënësit dëgjojnë. Gjatë aktiviteteve nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur, bashkëpunimi ndërmjet nxënësve nuk inkurajohet.
Avantazhet:
Nxënësit heshtin, mësuesi ka kontroll të plotë mbi klasën dhe të gjitha aktivitetet në klasë. Ka raste kur kjo përkthehet në një klasë të disiplinuar. Mësuesi drejton të gjitha aktivitetet
Disavantazhet
Studentët nuk bashkëpunojnë me shokët e tyre dhe neglizhojnë zhvillimin e aftësive të komunikimit. Mësimi bëhet i mërzitshëm. Nxënësit e humbain përqëndrimin e tyre, kështuqë mund të humbasin edhe fakte të rëndësishme. Nxënsi e ka të pamundur të shprehet lirisht dhe me vetëbesim.
Ç’ndodh kur nxënësi bëhet qendra e orës mësimore?
Në këtë rast, mësuesi dhe studenti ndajnë rolin kryesor. Nxënësit dhe mësuesit komunikojnë në të njëjtën mënyrë, promovohet puna në grup dhe nxënësit mësojnë të bashkëpunojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin.
Avantazhet:
Në punën në grup, studentët praktikojnë bashkëpunim të rëndësishëm dhe aftësi komunikimi. Nxënësit mësojnë të orientojnë mësimin e tyre, të bëjnë pyetje dhe të përmbushin në mënyrë të pavarur detyrat e tyre. Nxënësit kanë interes më të madh për të mësuar kur ata marrin pjesë aktivisht në procesin e të mësuarit dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
Disavantazhet
Klasat mund të bëhen të zhurmshme dhe kaotike. Mësuesit do të përpiqen të menaxhojnë aktivitetet e secilit grup, gjë që mund të jetë e vështirë duke marrë parasysh që nxënësit do të jenë në faza të ndryshme të procesit. Duke pasur parasysh se vëmendja e mësuesit do jetë e shpërqëndruar, disa nxënës mund të humbasin udhëzimet më të rëndësishme. Ka të tjerë që nuk e duan punën në grup, por preferojnë të punojnë individualisht.
Vitet e fundit, gjithonë e më tetepër orët e mësimit po bëhen interaktive, sepse mësuesit po kuptojnë që edh puna e tyre ka më shumë efikasitet dhe i mëson nxënësit të marrin disa përgjegjësi më shumë. Edhe vetë nxënësit argëtohen më shumë në orë të tilla mësimore. Sigurisht mësueit mun t’i përdorin të dyja qasjet për të parë se cila ka më shumë efikasitet. Secili mësues e njeh klasën e tij, ndaj sigurisht që mësuesi e ka ekskluzivitetin në zgjedhje.
(Përshtati P.Shtini; Portali Shkollor)
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Nisi Panairi i Librit, nga data 13-17 nëntor jeni të mirëpritur në Pallatin e Kongreseve