Seria

“Më quajnë…”

Disa nga personazhet më të famshëm të historisë tregojnë, në vetën e parë, ngjarjet e jetës së tyre. Duke shfletuar këto libra, fëmijët argëtohen dhe mësojnë për jetën e këtyre personazheve që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e njerëzimit.

Më quajnë… Dora d’istria

“Shqiptarët nuk janë as sllavë dhe as helenë, por përfaqësuesit e një qytetërimi të vjetër, një nga më të lashtët e Evropës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën e vet në dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, me Skënderbeun, idealin e Mesjetës dhe Boçarin, personifikimin kalorësiak të kohëve moderne. Shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë dhe mynxyrat e shumta kaluan si shkulmë të tërbuara pa arritur t’i shfarosnin ata…”

Nga letra e Dora d’istrias drejtuar Jeronim de Radës, Firence, 16 Prill 1879.

Më quajnë… Dora d’istria

“Shqiptarët nuk janë as sllavë dhe as helenë, por përfaqësuesit e një qytetërimi të vjetër, një nga më të lashtët e Europës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën e vet në dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, me Skënderbeun, idealin e Mesjetës dhe Boçarin, personifikimin kalorsiak të kohëve moderne. Shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë dhe mynxyrat e shumta kaluan si shkulme të tërbuara pa arritur t’i shfarosnin ata…”

Nga letra e Dorad’istrias drejtuar Jeronim de Radës, Firence, 16 Prill 1879.

Më quajnë… Ismail Qemali

“… Kjo Shqipëri, kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndenë kryetrimin e pavdekur të saj, Skëndërbenë, u bë porta e hekurt kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqia. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!...”

Nga fjalimi i Ismail Qemal Vlorës në 28 nëntor 1912.

Më quajnë…Ismail Qemali

“… Kjo Shqipëri, kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skëndërbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqia. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!...”

Nga fjalimi Ismail Qemal Vlorës në 28 nëntor 1912.

Më quajnë… Aleksandër Moisiu

Isha në Vjenë. Isha shumë i ri dhe shumë i varfër, u jepja mësime private gjuhë pak njerëzve të cilët patën besim tek une. Në të vërtetë në atë kohë nuk kisha as idenë më të vogël se çfarë dëshiroja të bëhësha… Isha në kërkim të bukës së gojës, kisha uri të madhe e zorrët më këndonin në bark, kur rastësia e madhe më solli në Burgtheater si figurant….

(Debuti im në Burgtheater)

Më quajnë…Aleksandër Moisiu

Isha në Vjenë. Isha shumë i ri dhe shumë i varfër, u jepja mësime private gjuhë pak njerëzve të cilët patën besim tek une. Në të vërtetë në atë kohë nuk kisha as idenë më të vogël se çfarë dëshiroja të bëhesha… Isha në kërkim të bukës së gojës, kisha uri të madhe e zorrët më këndonin në bark, kur rastësia e madhe më solli në Burgtheater si figurant….

(Debuti im në Burgtheater)

Më quajnë… Kleopatra

“Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qenë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese, si më kanë përshkruar. Dhe për t’u mbrojtur nga shumë e shumë gënjeshtra, besoj se ka ardhur momenti që t’jua tregoj vetë historinë time.”

Më quajnë…Kleopatra

“Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qënë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese, si më kanë përshkruar. Dhe për t’u mbrojtur nga shumë e shumë gënjeshtra, besoj se ka ardhur momenti që t’jua tregoj vetë historinë time.”

Më quajnë… Mari Kyri

“Me Pierin, bashkëshortin tim, kalonim orë të pafundme, duke pyetur se cili element kimik mund të ishte ai që lëshonte këto rrezatime kaq të habitshme. E qujatëm polonium. Më pas zbuluam radiumin. Dhe atë dukuri e quajtëm radioaktivitet. Gjithmonë besuam se radioaktiviteti ishte një cilësi e brendshme e atomit të paqëndrueshëm, të një atomi që ishte si një kuti surprizash… dhe energjish.”

Më quajnë… Mari Kyri

“Me Pierin, bashkëshortin tim, kalonim orë të pafundme, duke pyetur se cili element kimik mund të ishte ai që lëshonte këto rrezatime kaq të habitshme. E quajtëm polonium. Më pas zbuluam radiumin. Dhe atë dukuri e quajtëm radioaktivitet. Gjithmonë besuam se radioaktiviteti ishte një cilësi e brendshme e atomit të paqëndrueshëm, të një atomi që ishte si një kuti surprizash… dhe energjish.”

Më quajnë… Marko Polo

“Jam i sigurt se, nëse juve do t’ju jepej mundësia të ndërmerrni një udhëtim të tillë, patjetër që do të niseshit menjëherë. Por besoj se pak njerëz kanë pasur mundësinë për të parë dhe për të njohur të gjitha ato vende dhe, për këtë arsye, dëshiroj t’ju rrëfej për udhëtimin tim. Kështu mund të njihni më mirë njerëzit e vendeve të ndryshme, kulturat dhe besimet e ndryshme të botës dhe të admironi gjërat më të mrekullueshme që ekzistojnë tek ta”.

Më quajnë… Pikaso

“Megjithëse jam i famshëm për pikturat e mia, duhet t’ju them se një pjesë të famës sime ja kushtoj faktit që kam njohur shumë njerëz interesant dhe se kam jetuar shumë vjet në një epokë nga më të begatat sipas këndvështrimit kulturor. Kam pasur një jetë shumë  intensive, në të cilën piktura, gratë dhe demat kanë qenë pasionet e mia kryesore dhe, me raste, shkatërrimi im”.

Më quajnë… Xhon Lenon

“Unë themelova ‘The Beatles’, grupin e rokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume… Kurrë nuk ishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe madje humbnin ndjenjat në koncertet tona”.

Më quajnë… Xhon Lenon

“Unë themelova ‘The Beatles’, grupin e rokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume… Kurrë nuk kishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe madje humbnin ndjenjat në koncertet tona”.

Më quajnë… Leonardo da Vinçi

“Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për të transformuar botën. Edhe unë, si bir i kësaj epokë të mrekullueshme, nuk i shpëtova këtij vrulli. Për këtë pikturova dhe gdhenda skulptura, vizatova e skicova fortesa dhe makina lufte, krijova pajisje për të fluturuar dhe aparate të tjera të vogla, që do të bënin më të thjeshtë jetën e njeriut”.

Më quajnë…Leonardo da Vinçi

Më quajnë… Tereza e Kalkutës

“Emri im është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, por të gjithë më njohin si Tereza e Kalkutës. Kurrë nuk më ka pëlqyer të flas për veten time dhe e pranoj që nuk i kam lexuar librat e shkruar për mua. Këtë herë, megjithatë, unë do bëj një përjashtim për ju, pasi fëmijët gjithmonë kanë zënë një vend të rëndësishëm në zemrën time”.

Më quajnë…Tereza e Kalkutës

Më quajnë… Bethoven

“Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjashtëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim sëbashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besosh se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon? Duket e pamundur, apo jo!”

Më quajnë…Bethoven

“Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjathëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim sëbashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besosh se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon? Duket e pamundur, apo jo!”

Më quajnë… Kristofor Kolombi

“Pas zbulimit tim, nisi epoka e perandorive të mëdha oqeanike. Falë tregtisë me Botën e Re, disa vende europiane, si Spanja dhe Anglia, përjetuan një rritje të madhe ekonomike dhe u kthyen në fuqi botërore. Që atëherë, ajo që ndodh në pjesë të botës, ndikon te të gjitha vendet e tjera të saj. Pa udhëtimet e mia, bota në të cilën jetoni, nuk do të ishte siç e shihni!”

Më quajnë…Kristofor Kolombi

Më quajnë… Albert Ajnshtajn

“Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ja bëja që t’i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë”.

Më quajnë…Albert Ajnshtajn

“Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ja bëja që t’i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë”.

Gandi

Lindi në Probandar, një qytet i vogël në Indinë Perëndimore. Ai ishte një njeri me pamje elegante dhe i veshur mjaft thjeshtë: mbështillej vetëm me një cohë të bardhë. Më vonë të gjithë do ta thërrisnin Mahatma (Shpirt i lartësuar), sepse Gandi ia përkushtoi gjithë jetën e tij idealit për të bindur dhe për t`u treguar njerëzve, se dhuna është forma më e keqe për të luftuar për barazi mes pushtuesve dhe të shtypurve, mes të pasurve dhe të varfërve. Duke bërë një jetë të thjeshtë dhe shembullore, si modeli më i mirë për të tjerët dhe duke shndërruar fjalën në armën e tij më të mirë, ai kontribuoi jo vetëm në përmirësimin e gjendjës së njerëzve më pak të privilegjuar apo të diskriminuar, por luajti një rol vendimtar në arritjen e pavarësisë së Indisë. Për fat të keq, në mënyrë paradoksale, një nga pacifistët më të mëdhenj të botës vdiq i vrarë nga një fanatik fetar.

Çarli Çaplin

I lindur në Londër (Mbretëria e Bashkuar), Çarli Çaplin është një nga figurat kryesore të historisë së kinemasë. Ishte biri i një çifti aktorësh jo të njohur. Brenda pak vitesh arriti të kapërcente mjerimin në të cilin jetonte, duke u bërë aktori më i famshëm dhe më i paguar i epokës së tij. Në dyzet vjet mori pjesë në më shumë se tetëdhjetë filma, ku ia doli të kryente me sukses edhe aktorin, regjisorin, kompozitorin, si dhe producentin. U konsiderua si një gjeni i kinemasë, fillimisht asaj pa zë, dhe më vonë i kinemasë me zë. Karriera e tij filloi me komeditë, pastaj me filmat sentimentalë dhe dramatikë, për të përfunduar me filmat që denonconin shoqërinë dhe politikën. Krijimi i tij më i madh ishte personazhi i Sharlotit, një vagabond unik i llojit të tij për shkak të mustaqeve, kapelës, shkopit... dhe peripecive të tij, të cilat kanë emocionuar breza të tërë.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

(Portali Shkollor)

3,416 Lexime
7 vjet më parë