Mbyllen aplikimet e konkursit për esenë më të mirë
Në kuadër të “7 Marsit” Albas zhvillon konkursin për esenë më të mirë kushtuar mësuesit. Janë 100 konkurentë nga shkollat digjitale të Tiranës nga të cilët do të zgjidhet fituesi i çmimit të parë.
Në kuadër të “7 Marsit” Albas zhvilloi konkursin për esenë më të mirë kushtuar mësuesit. Janë 100 konkurentë nga shkollat digjitale të Tiranës, nga të cilët do të përzgjidhet fituesi i çmimit të parë.
Këto ditë në redaksinë e Portalit Shkollor Albas kanë qenë shumë frymëzuese. E gjithë kjo falë eseve të ardhura në adresën tonë nga nxënësit e shkollave digjitale të kryeqytetit. Do donim të ishim ende të hapur për krijime të tjera, por afatet janë përmbyllur, për t'i lënë vendin një tjetër faze: asaj të vlerësimit të fituesve.
Të gjithë ju që jeni ulur dhe keni shkruar radhë që vijnë nga zemra, në të vërtetë jeni fitues absolutë.
Në një afat tepër të ngushtë, në zyrat e Albas mbërritën rreth 100 ese të tipologjive të ndryshme. Secila prej tyre shfaq një stil të veçantë e për rrjedhojë, një personalitet të veçantë. Mësuesit do të jenë krenarë për nxënësit e tyre.
Juria jonë, e cila ka në përbërje mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë kryesohet nga zonja Natasha Shuteriqi (Poroçani).
Tanimë puna ka nisur. Në vëmendje të jurisë është çdo fjalë e juaja. Shumë shpejt do të kemi në duar punimet më të mira si dhe kriteret mbi të cilat është mbështetur ky vlerësim.
Fituesit do të shpërblehen me:
Vendi i parë: 20 mijë lekë të reja.
Vendi i dytë dhe i tretë do të shpërblehen me nga një paketë me libra artistikë botuar nga Albas.
Ju urojmë suksese të gjithë pjesëmarrëseve në këtë konkurs!
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi