Matura shtetërore/ Rihapen aplikimet për formularin A1
Të gjithë maturantët apo kandidatët, të cilët nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë. Ata do të kenë 5 ditë në dispozicion, nga data 27 maj deri në datën 31 maj.
Të gjithë maturantët apo kandidatët, të cilët nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë. Me anë të një shkrese zyrtare, Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve në fund të muajit maj.
Kështu, të rinjtë e pavendosur apo edhe ata, të cilët nuk e kanë shfrytëzuar fazën e parë për një arsye apo për një tjetër, të mund ta korrigjojnë këtë në mundësinë e dytë që po iu ofrohet. Ata do të kenë 5 ditë në dispozicion, përkatësisht nga data 27 maj deri në datën 31 maj, për të plotësuar formularin.
Aplikimet do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës. “Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur”, thuhet në njoftim. Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar. Në rregulloren e bërë publike më herët nga Ministria e Shëndetësisë janë përcaktuar edhe rregullat bazë, që duhet të ndiqen nga maturantët.
Në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve. Ndryshe nga vjet, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje. Ndërkohë që për të mos lënë asnjë derë të hapur për ankesa, Ministria e Arsimit që në muajin tetor nxitoi të publikonte programet orientuese, duke iu dhënë mjaftueshëm kohë maturantëve që të përgatiten mbi atë çka i pret në muajin qershor.
(Portali Shkollor)
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Nisi Panairi i Librit, nga data 13-17 nëntor jeni të mirëpritur në Pallatin e Kongreseve