MAS: Hapen aplikimet për mësuesit që mund të përfitojnë kredi për banesë me 0% interes, ja rregullorja dhe kriteret
Janë hapur aplikimet për mësuesit për të marrë kredi për blerje banese me interes 0%. Kriteret për punonjësit arsimorë që mund të përfitojnë nga kjo mundësi kredite, përfshijnë kushte të ndryshme, me të cilat mund të njiheni më poshtë vijon...
Hapen aplikimet për mësuesit për të përfituar kredi me 0% interes për blerjen e banesës.
Në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, vendimit nr. 468, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, vendimit nr. 400, datë 19.6.2024 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”, kriteret për punonjësit arsimorë që mund të përfitojnë nga kreditë me interesin 0%, përfshijnë kushte të ndryshme, duke filluar nga mungesa e pronësisë së banesës, banimi në ambiente të mbipopulluara, humbja e banesës për shkak të vendimeve gjyqësore, apo edhe banimi në zona me rrezik të shembjes për shkak të fatkeqësive natyrore.
Mësuesit gjithashtu duhet të përmbushin kriteret sociale dhe të punësimit, duke përfshirë qëndrimin larg nga vendbanimi mbi 10 kilometra dhe punën e tyre në arsimin para universitar publik.
Këto kritere aplikohen edhe për familjet e reja, ku të dy bashkëshortët janë punonjës arsimorë.
Dhënia e kredive me interes 0% është një nga nismat për të mbështetur mësuesit dhe familjet e tyre në fushën e strehimit dhe zhvillimit ekonomik, duke ofruar mundësi të kreditimit me kushtet më të favorshme.
Për të aplikuar, klikoni në linkun e-Albania.
Rregullorja dhe kriteret për përfitimin e kredive nga punonjësit arsimorë
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve