"Lutemi për ty Shqipëri", mesazhi i ndjerë i shkollës "Shaban Jashari"

Nxënësit e shkollës "Shaban Jashari", Kosovë, zgjedhin formën e ndjerë për të na përçuar lutjet e tyre të ngrohta. Jua përcjellim bashkë me fotot e veçanta, të cilat nuk duhen humbur.

Me fatkeqësinë natyrore të fundvjeshtës, janë solidarizuar shumë vende të Europës e më gjerë. Megjithatë, përkrahja më e fuqishme është ndjerë nga ajo e shqiptarëve të Kosovës, duke treguar solidaritet të pakushtëzuar. Në faqen e Portalit Shkollor, ndër mesazhet e shumta, lutjet e dërguara, veçojmë atë të shkollës "Shaban jashari". Një mesazh kuptimplotë, i realizuar nga të vegjëlit e klasës së pestë me një zemër të madhe. 

Në ktë orë mësimore me temë "Lutemi për ty Shqipëri", duart e kapura fort me njëra-tjetrën, dëshmojnë rëndësinë e të qenurit bashkë në këto ditë. Kombinimi i flamujve, në njërën dorë flamuri i Shqipërisë dhe në dorën tjetër flamuiri i Kosovës është simboli i vëllazërisë, që shqiptarët e të dyja shteteve ia kanë dëshmuar njëri-tjetrit në ditë sfidash të vështira. Njejtë i ndjejmë edhe ne lutjet e nxënësve të kësaj shkolle, nën kujdesin e mësuese Fatlume Mehmeti, idenë e së cilës e përgëzojmë. 

Të gjithë lutemi për ty Shqipëri! Dhe të gjihë Shqiptarët, më të bashkuar se kurrë, e demostrojnë çdo ditë!



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

3,073 Lexime
4 vjet më parë