Libri elektronik apo libri i printuar?
"Interneti, tashmë i ka pushtuar të gjithë. Një prej avantazheve është se ne mund të mësojmë shumë prej tij dhe gjithashtu të argëtohemi. Edhe librat mund t’i gjesh dhe t’i lexosh online, pra i blen në internet dhe i lexon kur të duash..."
Sado të zhvillohet teknologjia, libri do të mbetet opsioni më origjinal i të mësuarit. Libri është real, pra ne mund t’a prekim atë sa herë të duam. Çdo libër në bibliotekën e gjithsecilit, është një pasuri më vete.
Interneti, tashmë i ka pushtuar të gjithë. Një prej avantazheve është se ne mund të mësojmë shumë prej tij dhe gjithashtu të argëtohemi. Edhe librat mund t’i gjesh dhe t’i lexosh online, pra i blen në internet dhe i lexon kur të duash, kështu kursen edhe para dhe më pak mund. Por, për mendimin tim, librat online janë diçka e gabuar.
Duke ndenjur sa më shumë nëpër pajisje elektronike ne dëmtojmë shëndetin mendor dhe atë fizik. Gjatë leximit online të një libri, sytë tanë do të dobësohen, ne do të lodhemi dhe kështu nuk do t’a çojmë dot një libër deri në fund. Për më tepër që nëse prishet telefoni edhe librat nuk do të jenë më. Prandaj unë jam pro versionit tradicional të të lexuarit të librave.
N.q.s ne do t’a blejmë një libër në një librari, ai do të mbetet në bibliotekën tonë, i pandryshkur nga vitet dhe do të vazhdojmë të mësojmë prej tij. Libri ka të mira me bollëk, por unë po përmend vetëmdisa prej tyre:
- Libri ndihmon në mënyrën tonë të komunikimit.
- Ndihmon në bagazhin e çdo personi, duke e pasuruar atë me më shumë fjalë e shprehi të reja.
- Ne, nxënësve, na ndihmon në krijimin e shkrimeve të ndryshme letrare.
- Të lexosh, është një veprimtari anti-stres.
- Libri ndihmon në formimin e personalitetit të çdo personi.
Libri është një botë tjetër e cila të bën për vete. Të mahnit dhe të lë pa fjalë, në çaste kulmore, por gjithashtu të mbush me të njëjtat ndjenja si personazhet e tij. Ndonjëherë duket sikur edhe ne jetojmë brenda një libri, aq ndikim ka një libër për ne.
“Libri në vetvete është një tërësi fjalësh dhe fjalët për ta përshkruar atë nuk mjaftojnë.”
(Nga Nina Ahmetaj, shkolla "Vasil Shanto"; Portali Shkollor)
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Hartimi i projektit kurrikular
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri