![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-10/26/1320-0-a7eb3fe89612bd66c9a15cabb2033178.jpg)
Libri digjital, trajnimet të shtunën në orën 10:00
Trajnimet do të mbahen ditën e shtunë, datë 03 dhjetor, ora 10:00, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.
Të nderuar drejtorë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat,
Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj për mbarëvajtjen e trajnimeve që Shtëpia Botuese Albas po zhvillon me mësueset dhe mësuesit për përdorimin e platformës dhe teksteve digjitale.
Ju njoftojmë që Shtëpia Botuese Albas vijon trajnimet e mësuesve të shkollave 9-vjeçare për përdorimin e platformës dhe teksteve të saj digjitale.
Trajnimet do të mbahen ditën e shtunë, datë 03 dhjetor,ora 10:00, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.
Trajnimet do të zhvillohen nga autorët e teksteve dhe ekspertët e Portalit Shkollor Albas. Mësuesit do kenë mundësinë të ndjekin orë model me tekstin digjital.
Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.
Ju mirëpresim!
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
“Griva” nga Petro Marko, botimi i ri i ALBAS
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri