![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-02/01/1466-0-16f855a52310061e3105ac7d40acd533.jpg)
Libri digjital, Albas takim me mësuesit në Vlorë e Peqin
Albas vijon trajnimet për librin digjital në çdo skaj të Shqipërisë. Ekipi i trajnimeve ndaloi në Vlorë në tre shkollat digjitale atje “Halim Xhelo”, “Ali Demi”, “Hasan Pulo”, Orikum. Albas ishte edhe në shkollën “Zihni Magani” në Peqin.
Ekipi i trajnimeve të Albas ka udhëtuar në çdo shkollë dhe ka parë nga afër se si po përdoret libri digjital në të gjitha shkollat. Interesi i mësuesve për librin digjital është i lartë dhe ata kanë marrë pjesë në të gjitha takimet me trajnerët dhe autorët e librave në Albas.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-02/01/1466-2-16f855a52310061e3105ac7d40acd533.jpg)
Albas vijon trajnimet për librin digjital në çdo skaj të Shqipërisë. Ekipi i trajnimeve ndaloi në Vlorë në tre shkollat digjitale atje “Halim Xhelo”, “Ali Demi”, “Hasan Pulo”, Orikum.
Qëllimi i takimit ishte ofrimi i asistencës teknike në shkollat digjitale, trajnim dhe prezantim io rëve model për tekstin digjital si dhe bashkëbisedim me autorët e teksteve; elemente këto të domosdoshme për punën e mësuesve.
Mësuesit, tashmë përdorues të platformës digjitale e-libri shkollor albas, ndanë me ekipin e trajnimeve eksperiencat e tyre dhe ndoqën nga afër orë model të përgatitura duke u mbështetur në tekstet digjitale.
Mësuesit që punojnë metekstet e albas kanë kërkuar orë model për gjithsecilën lëndë, kështu që orët model janë mirëpritur prej tyre.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-02/01/1466-4-16f855a52310061e3105ac7d40acd533.jpg)
Stafi i trajnimeve ishte në Peqin, në shkollën “Zihni Magani” ku zhvilluan një takim me mësuesit e kësaj shkolle. Të përgatitur, të interesuar edhe për detajet më të vogla ata treguan se janë të gatshëm të mësojnë çdo gjë që shërben për një mësimdhënie të suksesshme.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-02/01/1466-6-185922b75497bacc8d3715e9c030a8bb.jpg)
Të gjithë mësuesit morën pjesë në takim duke i dhënë trajtën e një bashkëbisedimi trajnimit. Ata e konsideruan një sukses digjitalizimin e teksteve dhe kërkuan që kjo teknologji të përdoret në të gjitha klasat dhe jo vetëm në një laborator, por kushtet teknike e bëjnë të pamundur këtë.
Dëshira e mësuesve ishte që çdo nxënës të kishte mundësi të zhvillonte mësimin me tableta dhe mësuesit të mund të shpjegonin me video-projektor.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2017-02/01/1466-8-185922b75497bacc8d3715e9c030a8bb.jpg)
Trajnimet do të vijojnë, prandaj për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.
(Portali Shkollor)
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
“Griva” nga Petro Marko, botimi i ri i ALBAS
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri