E-libri shkollor Albas

Libri digjital, Albas takim me mësuesit në Shkodër, Kukës

Ekipi i trajnimeve i Portalit Shkollor Albas ishte në shkollën 9-vjeçare “Ura e Shtrejtë” si dhe në shkollën e fshatit Përbreg ku diskutuan nga afër për librin digjital dhe mënyrën e përdorimit të tij.

Ekipi i trajnimeve të Portalit Shkollor Albas vijon takimet me mësuesit në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Nga njëri skaj në tjetrin, nga veriu në jug, agjenda e trajnimeve vijon të jetë e ngjeshur. Qëllimi është takimi me mësuesit që punojnë me tekstet e Albas-it, për t’iu ofruar atyre mbështetje teknike, për të biseduar nga afër dhe për të marrë sugjerimet e tyre të cilat janë shumë të vlefshme në punën tonë.

Digjitalizimi i teksteve shkollore është pritur mirë nga mësuesit, por hera-herës ata kanë kërkuar mbështetje teknike për vështirësitë që kanë hasur. Platforma e-libri shkollor Albas ka gjetur mbështetje dhe është përdorur nga mësuesit për shkak se për përdorimin e tekstit digjital interneti është i domosdoshëm vetëm në momentin e shkarkimit të librit, më pas mësuesit mund të punojnë pa pasur internet.

Ekipi i trajnimeve ishte në Kukës dhe në Shkodër. Në Shkodër trajnerët ishin në shkollën 9-vjeçare “Ura e Shtrejtë”. Në takim ishin të pranishëm mësues, nxënës dhe prindër. Ata u njohën me tekstet digjitale dhe mënyrën se si mund t’i përdorin ato në klasë. 

Më pas ekipi i trajnimeve ndaloi në Kukës në shkollën e fshatit Përbreg ku të gjithë së bashku biseduan për librin digjital, mënyrën e tij të përdorimit dhe ndoqën orë model të përgatitur nga trajnerët.

Trajnimet do të vijojnë, prandaj për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.

(Portali Shkollor)

2,421 Lexime
7 vjet më parë