E-libri shkollor Albas

Libri digjital, Albas prezanton orë model në shkolla

Albas në terren, takim me mësuesit në: Berat, Librazhd, Rrëshen dhe Elbasan, bashkëbisedim dhe prezantim i orëve model të ndërtuara mbi librin digjital dhe materialet multimediale që ndodhen në të.

Libri digjital është kryefjala e takimeve të ekipit të trajnimeve Albas me mësuesit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar publik dhe privat në vend. Takimet janë zhvilluar në qytete të ndryshme ku janë mbledhur mësuesit dhe kanë diskutuar rreth librit digjital dhe gjithçkaje që ofron ai për një mësimdhënie sa më efektive.

Albas ka ofruar mbështetje teknike, ka prezantuar orë model të ndërtuar mbi materialet multimediale që ndodhen në tekst si dhe ju ka dhënë mundësinë mësuesve të bisedojnë nga afër më autorët e teksteve.

Synimi mbetet gjithmonë i njëjtë, mësuesit janë partnerët kryesorë dhe bisedat nga afër janë gjithmonë frytdhënëse.

Javën që kaloi ekipi i trajnimeve ishte në: Berat, Librazhd, Rrëshen dhe Elbasan.

Mësuesit në Berat kanë treguar shumë interes për librin digjital. Në ambientet e shkollës “22 Tetori” u mblodhën mbi 200 mësues të arsimit parauniversitar për të biseduar nga afër me drejtoreshën e botimeve në Albas që është njëkohësisht autore e teksteve të gjuhës shqipe dhe letërsisë Rita Petro, për të ndjekur nga afër orë model të prezantuara nga Drita Kolndreu, si dhe për t’u njohur me mënyrën e përdorimit të së cilës ikonë që ndodhet në tekstet digjitale dhe përdorimine tekstit në tërësi nga specialisti i IT-së Albi Dudija

Librazhd stafi ynë u mirëprit në shkollën “Ibrahim Muça” nga drejtoresha Klarita Lumani. Ekipi i trajnimeve bashkëbisedoi me mësuesit, ju ofrua mbështetje teknike dhe u prezantuan orë model. Mësuesit, tashmë përdorues të librit digjital prej dy vitesh, kanë përvetësuar platformën e-libri shkollor Albas dhe punojnë lehtësisht me të në orën e mësimit.

Rrësheni ishte ndalesa e radhës për ekipin e trajnimeve Albas. Në gjimnazin e Rrëshenit u ofrua asistenca teknike, u bisedua nga afër me mësuesit dhe ekipi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të mësuesve të kësaj shkolle.

Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ishte në shkollën “Arianiti” në Elbasan ku ofroi mbështetjen teknike dhe asistoi mësuesit për të shkarkuar dhe punuar me librat digjital. Për të mos cenuar procesin mësimor dhe për të siguruar përdorimin e tekstit digjital specialisti bisedoi dhe trajnoi specialisten e IT-së së shkollës e cila më pas do të ndihmojë mësuesit e shkollës.

5,337 Lexime
7 vjet më parë